Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se do të kenë një pauzë prej një orë, në mënyrë që të diskutojnë nëse mund të gjejnë një kompromis për vazhdimin e saj.
“Meqenësë një pjesë e opozitës po e bllokon seancnë, po e marrim një orë pushim dhe shohim nëse mundemi të gjejmë një kompromis”, tha ai.
Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që t’i takojë sot veteranët të cilët po protestojnë para Kuvendit./teve1.info/