Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovës, ka thënë se janë falënderues për ndihëm dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve në çlirimin e vendit, ndërsa shtoi se Kosova nuk do t’i harrojë e falë kurrë krimet e krimet e Serbisë.
“Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falënderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Kurti duke folur për rrjedhën e bisedimeve që revoltuan më marrëveshjen e Kumanovës, ka thënë se Serbia kreu krime e masakra në Kosovë deri në momentet e fundit.
“Gjatë tërheqjes së tyre nga Kosova, forcat e armatosura serbe kryen krime deri në orët e fundit, sikur që janë rastet e vrasjeve të civilëve në komunën e Podujevës, prej nga u tërhoqën drejt Merdarës më 19 qershor”,ka shkruar Kurti.