Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.
Kurti dhe Sveçla falënderuan gjeneralmajor Kajarin për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht javëve të fundit.
Në takim u ritheksua gatishmëria për bashkërendim të veprimeve ndërinstitucionale në shërbim të paqes, ruajtjen e rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.