Policia e Kosovës, ka njoftua se të dielën është arrestuar një person i kërkuar me vite për veprën penale “vrasje e rëndë”.
I.A i njohur me nofkën “Liza” është arrestuar në Batllavë të Podujevës.
Ndrysa, KosovaPress raporton se bëhet fjalë për Ilir Abdullahu, i cili kërkohej si pjesë e grupit që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policit të Kosovës, Triumf Riza.







