Numri i rasteve të shkurorëzimit në Kosovë viteve të fundit është në rritje. Vetëm gjatë vitit 2022, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë qenë 1340 raste të shkurorëzimit.
Juristja, Albertnia Gashi ka thënë se shkaqet e kryesore pse ndodhë ndarja e qifteve bashkëshortore janë ekonomike, sociale, kulturore e arsimore.
Gashi në emisionin “Herët” në rubrikën “Këshilla Juridike”, ka thënë se në 95 përqind të rasteve ku ka dhunë psikike dhe fizike përfundojnë më ndarje.
“Jetesa me bashkësi të gjerë familjare. 95 përqind të rasteve ku ka dhunë fizike apo psikike përfundojnë me shkurorëzim dhe kjo është shumë për ta ardhur keq sepse gratë janë në pozitë të pafavorshme si shkak i pabarazisë gjinore”, ka thënë ajo në Tëvë1.
Sipas saj, përdorimi i substancave narkotike, vartësia nga alkooli janë e lojërat e fatit janë shakatarë që ndikojnë të ketë konflikte mes partnerëve.