TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eksperti i sigurisë thotë se Kurti mund të jap dorëheqje nga presioni ndërkombëtar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arrestuar punonjësi i NTP-së që kërcënoi se do të vendoste bombë

Sipas tij, nëse nga ana e kryeministrit merret një vendim për të zbatuar masën e reciporicitetit në veri të Kosovës pa miratimin e SHBA-ve ai pret që pastaj të ketë një vendim politik nga Kurti.

“Çështja është marrja e vendimit, pra në qoftë se kemi një vendim të marrur nga ana e kryeministrit të Republikës së Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit në pjesën veriore në dis’harmonizim të plotë me SHBA-të, unë pres më pastaj që do të ketë një vendim politik nga ana e kryeministrit të Republikës së Kosovës nga presioni i faktorit ndërkombëtar nga presioni amerikan që kryeministri të vetdorëhiqet, për arsye që presioni është jashtëzakonisht i madh drejtuar zyrës së tij si asnjë formë e asnjë veprim  mos të ndërmerr që mos t’i cënoj interesat nacionale të SHBA-ve në pjesën veriore”, deklaroi Shala.

I pyetur se a ka sinjale apo informacione për mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Kurti, ai tha se bazuar në informacione diplomatike por jo zyrtare ka një mundësi që të ndodh vetdorëheqja e kryeministrit Kurti.

“Bazuar në informacionet diplomatike që janë jo zyrtare ka një presupozim që mund të ndodh një veprim i tillë nga ana e kryeministrit të Republikës së Kosovës që pas marrjes të vendimit dhe zbatimit të ligjshmërisë dhe aspektin legal në pjesën veriore që merr vendimin konkret politik të vetdorëhiqet nga pozita sepse pasojat më pastaj mund të jenë të pa riparueshme nga ana e tij”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë1.

Ai tutje tha se ekziston edhe mundsia që të pezullohet pavarësia e Kosovës, sepse sipas tij Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ua ka bërë me dije Qeverisë dhe presidentës se çdo veprim i anshëm i Kosovës mund të ta bëjë situatën të palakmueshme e cila nuk mund të kalkulohet në tavolinë.

“Unë mendoj që Blinken i’a ka bërë me  dije edhe Qeverisë edhe presidentës së Republikës së Kosovës që çfarë do veprimi i një anshëm nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës në këtë fazë mund ta bëjë situatën të palakmueshme e cila nuk mund të kalkulohet tani në tavolinë, pra pasojat në aspektin e sigurisë mund të jenë shumë të rënda të cilat defakto mund ta kthejnë Kosovën në aspektin legal para 2018, këtë nuk e dëshirojnë SHBA-të sepse në këtë aspekt do të humbet apo më mirë të themi do të reflekton në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara do të kërkohet pezullimi nga rezoluta 1244 që të pezullohet pavarësia e Kosovës, jo të largohet po të pezullohet”, tha Shala.

“Në qoftë se situata do të del jashtë kontrollit në pjesën veriore që është duke planifikuar Serbia të vazhdoj në këtë diskurs atëherë ndoshta në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara do të kërkohet pezullimi i pavarësisë së Kosovës”, shtoi ai.

Ndyshe, Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që të shtyhet afati për targat për 10 muaj, e kryeministri Kurti ka thënë se 31 tetori mbetët data e fundit, por ka shtuar se kërkesat e ndërkombëtarëve si Qeveri i marrin shumë seriozisht.

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani në lidhje me këtë çështje ka thënë se gjithçka që vjen nga miqtë është sugjerim e jo presion. Ajo është shprehur e bindur se do të gjendet një zgjidhje që do të jetë në përputhje me rendin dhe ligjin, ku sipas saj qytetarët serbë nuk do të ndihen të kërcënuar dhe as të frikësuar./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Marec

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Skenë filmi në Brindisi-Leçe, komandot e armatosur sulmojnë furgonin e blinduar, zjarr me policinë

Skenë filmi në Brindisi-Leçe, komandot e armatosur sulmojnë furgonin e blinduar, zjarr me policinë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Marec

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën