Demhasaj në Tëvë1 tha se shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka rënë pre e provokimit që i ka bërë Vetëvendosja me qëllim që të shmangë vëmendjen nga debati publik rreth problemeve me energjinë dhe krijimin e komisionit hetimor për këtë çështje.
“Ka pasur edhe në të kaluarën, ne e dimë që edhe pozita e tanishme kur ka qenë në opozitë ka drejtuar gishtin shumë lehtë ndaj njerëzve të caktua që kanë qenë në atë kohë në pushtet duke i quajtur kriminel e gjëra të tilla por mendoj që gradualisht ne duhet të arrijmë një emancipim dhe një zhvillim prandaj duhet të anashkalohet kjo. Unë mendoj që zoti Tahiri ka ra pre e provokimit që i ka bërë Vetëvendosja në sallë, pra mendoj që këtë Vetëvendosja nuk e ka bërë pa qëllim sepse për ta shmangur debatin publik rreth problemeve me energjinë dhe rreth krijimit të komisionit hetimor për këtë çështje”, tha Demhasaj.
Tutje Demhasaj potencoi se gjuha e përdorur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është e pa pranueshme dhe duhet të ndalet.
“Gjuha që është përdorur sot në Kuvend nga ana e deputetit Abelard Tahiri është e pa pranueshme dhe duhet thjesht të ndalet. Nuk duhet që në Kuvendin e Kosovës të ketë as fyerje, as ofendime e aq më pak sharje sepse Kuvendi i Kosovës është për të diskutuar temat më të rëndësishme që lidhen me qytetarët e Kosovës dhe jo të përdoret një gjuhë e tillë në Kuvend”, theksoi ai.
Mirëpo Demhasaj e konsideroi si pozitive faktin që Tahiri ka kërkuar falje sot publikisht për gjuhën e përdorur gjatë seancës së Kuvendit.
“Sidoqoftë mendoj që është pozitive që zoti Tahiri u pendua dhe kërkoj falje disa herë. Fakti që ai kërkoi falje disa herë tregon në njëfarë mënyre që ka reflektuar për fjalorin që e ka përdorur. Mirëpo opozita duhet të tregohet ma e kujdesshme që të mos bie pre e partisë që është në pushtet”, tha Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” sonte Tëvë1.







