Hoxha dhe sekretari i Fakultetit të Studimeve islame në Prishtinë, Vedat Shabani ka treguar se çfarë nënkupton lutja në islam.
Ai në emisionin”Fanar” në Tëvë 1 ka thënë se nëse i shikojmë fjalorët e lutjes në aspektin gjuhësore, fjala dua do të thotë kërkesë më ngulm, ndërsa në aspektin terminologjik, fjala dua e ka kuptimin kur një person i drejtohet një autoriteti më të lartë me një kërkesë për të ia plotësuar atë.
“Fillimisht mendoje se është e udhës që të bëjmë një sqarim se çfarë do të thotë fjala dua, apo lutje. Nëse i shikojmë fjalorët e lutjes në aspektin gjuhësore, fjala dua do të thotë kërkesë më ngulm, kur robi i drejtohet Zotit më një kërkesë mirëpo me ngulm dhe jo vetëm kërkesë e thjeshtë, por më një përkushtim më të madhe. Ndërsa në aspektin terminologjik, fjala dua e ka kuptimin kur një person i drejtohet një autoriteti më të lartë me një kërkesë për të ia plotësuar atë. Në këtë rast, myslimani, njëriu, robi kur ka një kërkesë/problem i drejtohet Allahut me lutje të sinqertë dhe është kushte që të jetë i nënshtrueshëm ndaj Allahut të Madhërishëm. Pra nënshtrushmëria ka një rolë shumë të madhe në aspektin e lutjes drejtuar Allahut”.
Ai tha se në Kuran diku mbi 90 herë është përmendur termi lutje/dua.
“Çështja e lutjes në jetën e besimtarit e ka një rol të rëndësishëm, pra është një armë shumë e fuqishëm përmes të cilës besimtari ka mundësi të arrijë shumë gjëra dhe për të treguar rëndësinë që ka në mësimet islame, lutja apo duaja është vet fakti se në Kuran e marrim e lexojmë e hasum diku që mbi 90 herë është përmendur termi lutje/dua. Fjala është për lutjen që ne i drejtohemi Allahut të Madhërishëm dhe kjo vetvetiu na jep me kuptu se që çështja e duas/lutjes e ka një vend të rëndësishëm në mësimet islame. Pra kur e themi termin dua e nënkuptojmë vetëm lutjen që themi ndaj Allahut, sepse gjuha arabe është një gjuhë mjaftë e pasur dhe për çdo veprim ka terme të caktuara. Në këtë rast duan që ne e përkthejmë si lutje është vetëm ai veprim që i drejtohet Allahut”.
Tutje, ai ka përmendur disa ajete kuranore, ku sipas tij, Zoti ka treguar për çështjen e lutjes.
“Kur e potencuam që duaja në Kuran është përmendur disa herë/ më shumë se 90 herë, ne mund të përmendim disa ajete kuranore, ku Zoti na tregon për çështjen e lutjes. Një nga ta është ajeti kuranor, ku Allahu thotë: Lutjuni Zotit me përulësi dhe në mënyrë të heshtur, sepse zoti nuk i don ata të cilët i tejkalojnë kufit. Pastaj e kemi ajetin tjetër uranor ku Allahu i Madhërishëm thotë: Nëse robërit e mi të pyesin për mu o Muhamed, atëherë tregojë se unë jam afër dhe i përgjigjemi çdo lutje të cilën ata e bëjnë ndaj nesh.
Pra këto ajete, e që sigurisht kemi edhe thenje të cilat e tregojnë rëndësinë dhe vlerën e tyre. Prej tyre mund ta potencojmë Hadithin, ku thotë Muhamedi: Duaja është vet adhurimi. Ne e dim që Zoti në Kuran ka thënë se njerëzit nuk i ka krijuar për diçka tjetër, vetëm të adhurojnë, tash ky Hadith i Pejgamerit po tregon se vete adhurimi është vet duaja. Pra, nënkupton që roli i saj në mësime islame është shumë i madhe”.
Si mund të jetë duaja vet adhurimi?
“ Për shkak se vet njeriu, kur i drejtohet dikujt më një kërkesë – i drejtohet një autoriteti që i përgjigjet atij. Pra njeriu nuk hynë në një shtëpi dhe të thërras dikë që nuk është aty. Kur ti drejtohet më një lutje, me një kërkesë po i drejtohet një autoriteti ekzistues, prandaj edhe ky është definicioni i Hadithit të Pejgamerit që thotë se duaja është vet adhurimi sepse njeriu kur i drejtohet Allahut me lutje, po e pranon atë – po e pranon ekzistencën e tij, po e pranon fuqinë e tij, po e pranon që ai është i vetmi i cili bëhen zgjidhje ndaj problemeve të tij. Esenca e gjithë kësaj është që njeriu ti nënshtrohet Allahut të Madhërishëm përmes lutjes”.