TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Brahimaj: Vrasja e Shkëlzen Haradinajt ishte moment i vështirë

nga tëvë1
17 Maj, 2023
0
A A
Brahimaj: Vrasja e Shkëlzen Haradinajt ishte moment i vështirë

Ish-Gjenarali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ka rrëfyer momentet e vështira të bashkëluftëtarëve të tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

I ftuar në emisionin “InfoNata”, në Tëvë1, Brahimaj theksoi se vdekja e disa prej ushtarëve në frontin e luftës, kishte ndikim negativ tek bashkëluftëtarët e tjerë, madje sipas tij, kjo ndikonte edhe në rënien e intensitetit të luftimeve.

Brahimaj tutje tha se ai kishte rastisë edhe në momentet kur është vrarë Naser Brahimi e Shkëlzen Haradinaj, teksa rrëfeu edhe momente nga këto ngjarje.

“Mbajtja e një kontinuiteti, shembull mu më ka rastisë me qenë afër kur është vrarë Naser Ibrahimi, e kam edhe djalë të axhes por ka qenë një prej luftëtarëve më të zot dhe kam qenë në një pozicion të afërt kur është vrarë, po shumë bashkëluftëtarë janë demoralizuar dhe e vetmja që ju kam thënë është a e doni shumë Naserin ja ku i keni forcat serbe merrne hakun e tij. Momente të vështira, vrasja e Shkelzen Haradinajt kur ushtarët kanë qajtë me lot dhe Ramushi e ka mbajtë atë gjallninë atë… vrasja e luftëtarëve të zot, vrasja e Sadrisë, vrasja e Myrtës, vrasja e djemve të zot me e mbajtë atë tempon, me e mbjatë atë moralin e luftëtarëve, por fati i mirë është që e tham edhe më parë Zoti edhe e drejta kanë qenë në anën tonë nuk kemi shku me luftu diku larg por gjithsecili në truallin e vet. Po një nga ato ishte shembull kur u varros Shkëlzeni dhe njëri nga ushtarët e mori një batanije me ja hudhë mbi fytyrë se s’kishte arkivole, ashtu që mos ti bie dheu mbi fytyrë dhe Ramushi e kapi batanijen dhe ja ktheu ushtarit dhe i tha kjo të duhet ty, Shkëlzeni edhe ashtu ka shku. Ajo është vërtetë diçka rrënqethëse me e bë për një bashkëluftëtar mbajtja e vullnetit, po pse kemi qenë kështu jemi të lirë dhe në qoftë se ne do të kishim bërë ndonjë gabim sigurisht që edhe NATO e Amerika nuk do ta përkrahte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë. Ishte një luftë vërtetë meritore, një luftë që gjithsecili ushtar më shumë ka bë prej idealit që ka pasë se sa prej mundësive teknike që ka pas”, tha ai.

Teksa shtoi se ai dhe bashkëluftëtarët e tij municionin është dashtë ta siguronin me çanta të shpinës të cilat i transportonin nga Shqipëria.

“Shumicën e rrethanave njësitit të kundërshtarëve logjistika iu vinte me kamion 25 metërsh logjistika, ndërsa ne ato municione është dashtë ti siguronim me çanta të shpinës që vinin nga Shqipëria, me një rrugëtim 25 ose 26 orësh dikund. Në çfarëdo rrethana një ushtar prej më të fuqishmëve ngarkonte 35 kilogram municion. Prej vitit 93 deri në 98-tën ndoshta me qindra herë kam bajt municion nga Shqipëria”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Biden flet në “Time”, magazina e famshme e vëren në kabinet medaljen e Kosovës për djalin e tij

Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

Trepça apo Bashkimi? Vetëm njëra e fiton sonte Kupën

Bashkimi fiton në Prizren, ngushton serinë ndaj Trepçës

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X