TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bazën ku u ushtruan ushtarët e UÇK-së në Shqipëri, e vizituan edhe nga specialja

Në vitet e 90-ta, fshati Cahan i Shqipërisë, ishte shndërruar në bazë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu trajnoheshin qindra ushtarë të cilët më pas niseshin për Kosovë. Objekti që shërbeu si bazë e UÇK-së, është akoma në këtë fshat, ndërsa banorët thonë se u hetua hollësisht edhe nga Gjykata Speciale.

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Bazën ku u ushtruan ushtarët e UÇK-së në Shqipëri, e vizituan edhe nga specialja

Arben Cahani sot jeton në objektin i cili gjatë luftës në Kosovë ishte baza kryesore e UÇK-së në Has.

Ai ishte njëri nga ata që priti dhe ndihmoi ushtarët, ishte edhe Arben Cahani nga ky fshat.

Ky e ka të freskët kujtimin kur oborri i këtij objekti, mbushej me ushtarë të UÇK-së.

“Vishin ushtarët këtu, u visheshin, u stërviteshin.  Ka qenë Mujë Krasniqi,… Me mundësitë kemi vepru, jemi munduar t’i ndihmojmë sa më shumë. Iu ndihmonim me kafshë, me armatim. Iu tregojshim rrugën, kur plagosej a vrahej najkush, shkonim t’i tërhiqnim”,  tregon Cahani, për Tëvë1

Ndërkohë, shenjat se këtu dikur kishte prezencë ushtarake, janë akoma.

Por, edhe brendësia e këtij objekti, nuk ka ndryshuar shumë.

Në mure ende figuron akronimi më i famshëm tek shqiptarët.

Edhe mjetet që përdoreshin për ushtrime fizike.

E së fundmi në këtë fshat, erdhën edhe disa mysafirë të paftuar.

Arben Cahani thotë se objekti ku tani banon, u bë cak i hetimeve të detajuara nga Dhomat e Specializuara.

“Thonin së këtu kanë qenë burgjet e UÇK-së, po kjo nuk është e vërtetë. Ata e kontrolluan komplet shtëpinë, dhomat. I kanë mat sa metra  është dera, dritarja, dhomat”, ka treguar ai.

E kohën kur në këtë fshat trajnoheshin ushtarët e UÇK-së, e mban në mend edhe Hamit Cahani.

“Komandantët nuk tregojshin se kush është komandantë e kush është ushtarë. Veç me ushtrinë, edhe s’kallxojshin tjetër”, kujton Cahani.

Në këtë fshat, në vitet e 90-ta, ishte edhe komandanti legjendar, Adem Jashari.

Ndërsa pas një qëndrimi dy mujor, nga këtu u nis Brigada 113 e Mujë Krasniqit, që më pas ranë një pritë të forcave serbe në Gorozhup të Pashtrikut.

Kronika e realizuar nga gazetari Fidan Zejnullahu

Tags: Baza e UÇK-sëShqiperi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Sulmet e ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit: Çfarë dihet deri më tani?

Irani këshillon banorët të largohen nga Teherani, raportohen viktima pas sulmit në një shkollë

Irani këshillon banorët të largohen nga Teherani, raportohen viktima pas sulmit në një shkollë

Irani shënjestron bazat amerikane në Gjirin Persik

Irani shënjestron bazat amerikane në Gjirin Persik

Osmani cakton 9 shkurtin datë për zgjedhjet parlamentare

Presidentja dekreton Ligjin për buxhetin 2026

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

PDK mban konferencë për media

Përfundon takimi Kurti-Hamza, PDK pritet të mbajë konferencë

Turqia u bën thirrje SHBA-së, Izraelit dhe Iranit të ndalin menjëherë armiqësitë

Turqia u bën thirrje SHBA-së, Izraelit dhe Iranit të ndalin menjëherë armiqësitë

Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për dinjitet dhe për liri

Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thirrje për dinjitet dhe për liri

​Gjilani e mposht Malishevën në derbin e javës

​Gjilani e mposht Malishevën në derbin e javës

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti e Hamza në takim për zgjedhjen e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën