TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arben Mustafa i bashkohet PDK-së, emërohet Koordinator të Departamentit për Financa në KQM

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arben Mustafa i bashkohet PDK-së, emërohet Koordinator të Departamentit për Financa në KQM

Kryetari i PDK-së ka njoftuar njëkohësisht se Mustafa do të marrë edhe përgjegjësi shtesë në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, si Koordinator i Departamentit për Financa.

Krasniqi ka thënë se sot, Kosovës i duhen profesionistë, djem e vajza të reja, që me njohuritë dhe përvojën e tyre, kontribojnë për vendin, hapin rrugë të reja për zhvillim ekonomik dhe promovojnë qeverisjen e mirë.

“Që vizioni ynë ekonomik e zhvillimor të jetësohet, pa dyshim që na duhet, para se gjithash një menaxhim dhe shpërndarje e mirë e buxhetit dhe parasë publike, dhe hartim i politikave të duhura fiskale, të cilat krijojnë kushtet për stabilitet financiar dhe rritje ekonomike. Këtë objektiv në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, do ta arrijmë përmes Departamentit për Financa. Sot, vërtetë kam kënaqësinë e veçantë që të prezantoj para jush koordinatorin Departamentit pë Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, profesorin e dalluar të ekonomisë, Arben Mustafa. Arbeni ka një bagazh të madh profesional e intelektual, në bashkëpunim me ekipin e tonë të ekspertëve, do të na ndihmojë në ofrimin e alternativës sonë për sektorin e financave, që është një ndër pikat më me prioritet në vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme.”, ka thënë Krasniqi, thuhet nw komunikatën e PDK-së.

Kreu i PDK-së tha se një kuadër i tillë si Arbeni, i cili ka vendosur që karrierën e tij ta zhvillojë në Kosovë, i bën nder Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, Mustafa, në prezantimin e tij ka falënderuar Kryetarin Krasniqi për besimin dhe mundësinë që të bëhet pjesë e kësaj platforme, e cila në thelb të saj ka ndërtimin dhe ofrimin e një modeli të ri qeverisës, me qendër qytetarin dhe shtetin.

“Dëshira dhe vullneti i madh për të kontribuar në ndërtimin e një alternative të mirëfilltë për zhvillimin e ekonomisë së vendit, më ka shtyrë që tërë bagazhin tim akademik e profesional ta vë në funksion të Kabinetit për Qeverisje të Mirë dhe Partisë Demokratike.”, ka thënë Mustafa.

Më tej, ai ka thënë se ekonomia e Kosovës ka sfida të mëdha, e këto sfida kërkojnë përgjigje profesionale e të bazuara në eksperiencë, pra, përgjigje joeksperimentale.

“Departamenti i Financave ka një vizion të qartë që të punojmë që ekonomia e vendit të sigurojë të ardhura e mirëqenie të lartë për qytetarët, duke e ruajtur parimin e ekonomisë së tregut, duke rritur efiçencën e sektorit publik dhe duke ju përgjigjur mirë ndryshimit të nevojave zhvillimore të sektorit privat. Këto janë parakushte të rëndësishme për të siguruar një rritje ekonomike të fuqishme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se propozimet programore do të jenë të orientuara që të sigurojnë financa të qëndrueshme publike, si faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin makroekonomik të vendit, por edhe tregues i sjelljes së përgjegishme të shtetit ndaj taksave të mbledhura nga qytetarët.

Arben Mustafa ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato master dhe të doktoratës në Staffordshire University.

Njëkohësisht, ai është angazhuar edhe si ligjërues universitar i lëndëve nga fusha e mikro dhe makro ekonomisë, bankave dhe financave, dhe politikave monetare.

Arbeni është autor dhe bashkëautor i dhjetëra punimeve shkencore, pjesëmarrës i disa konferencave ndërkombëtare, si dhe i çertifikuar në një mori trajnimesh në fushën e ekonomisë dhe mësimdhënies, të ofruara nga institucione me renome ndërkombëtare./teve1.info/`

Tags: Arben Mustafapdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Albin Kurti përkujton Fatos Nanon: Një emër i paharrueshëm i historisë shqiptare

Albin Kurti përkujton Fatos Nanon: Një emër i paharrueshëm i historisë shqiptare

Prebreza: Fushë-Kosova, një nga komunat më të kriminalizuara në Ballkan

Prebreza: Fushë-Kosova, një nga komunat më të kriminalizuara në Ballkan

Policët me lojëra sportive nderojnë ish-kolegët që ranë në krye të detyrës

Policët me lojëra sportive nderojnë ish-kolegët që ranë në krye të detyrës

Vendimi për ndalimin e shamisë frikëson prindërit për përjashtimin e vajzave nga shkolla

Vdekja e Fatos Nanos, Shqipëria të dielën në zi

SPAK ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, Belinda Balluku

SPAK ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres të Shqipërisë, Belinda Balluku

Përgatitjet për balotazhin, Osmani takohet me Radoniqin

Përgatitjet për balotazhin, Osmani takohet me Radoniqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën