Me nxitim iu drejtua Kullave të Jasharëve në Prekaz.
Por, krismat që i dëgjoi Emin Lati, më 22 janar të vitit 1998, shpejt ndaluan.
Më të arritur Emin Lati, kuptoi se Jasharët e Prekazit, ishin sulmuar edhe një herë.
Por, shpejt u kuptua se forcat serbe kishin dështuar për herë të dytë.
“Është ardh mixha më ka thirre në mëngjes ende pa u zdritë ka qenë tha qu se ju ranë Jasharavë, kur kam dal përjashta ishin kanë plumbat u dokshin xixat e plumbave e u dëgjojshin krisma të mëdha. Por deri sa kemi ardh ne tek bunkeri se e kemi pas pikë takimi, deri sa kemi mbërri këtu krismat janë ndal. Janë plaguar dy vajzat pasi është zdritë është ardh një fqinjë i yni Musë Meha ia ka dhënë ndihmën e parë edhe tani janë dal nga këtu kanë shkuar tek dajtë e tyre. Nuk janë kanë të plaguara rëndë por ka qenë të plaguara”, tregon ai për Tëvë1.
Ani pse kanë kaluar 28 vjet nga sulmi i dytë mbi familjen Jashari, kujtimet e asaj ditë i ka të freskëta Emin Lati.
Madje në detaje i kujtohet biseda e komandantit legjendar, Adem Jashari me të birin, Kushtrimin.
“Më kujtohet kur kemi ardh në kullë në mëngjes, më kujtohet baci Shaban e Hamza se Ademi atë ditë nuk ka qenë këtu. Ishte tek dajtë e vet tek Hetem Geci, më kujtohet Kushtrimi djali i Ademit ishim në korridor unë Ademi, Bashkimi. E Ademi, po e pyet Kushtrimin si ke puna që kanë hy brenda në korridor të odës, i tha babush ka qenë një djalë i shkurtë e qesharak e i kemi prit deri sa kanë hy brenda e Baci Shaban ka gju me automat e une, tha ja u kom gju bombën” thotw Lati.
Kreu i OVL-UÇK-së në Skenderaj, me Tëvë1 ka ndarë edhe momentet që i kaloi brenda familjes Jashari.
“Unë ju kam bashkangjitur Ademit në 94-en, por fati e kam pas me i qit qaj edhe para se me dal në mal, kam pas fatin me bo hyzmet e kam ardh e kam qendru këtu si fëmijë. Unë e kam pas fatin e ndjehem shumë krenar që këytre burrave më ka ra fati me ju bo hyzmet në odën time se jemi enë familjarisht. Veç fotografi që skam me ta e fatin e kam pas me ju bo hyzmet këtyre burrave e me qenë ushtar i Adem Jasharit nuk e ndërroj me asgjë”, tregon ai.
Një histori të veçantë me Jasharët e ruan edhe Xhafer Sfarça.
Ky i fundit, kujton momentet kur bëri pazar me vet komandantit legjendar, për këtë traktor.
“Unë kam bërë tregti me traktorë në Skenderaj e hënë ishte ajo ditë, edhe ky Ademi është ardh me një motor dhe ka shiku me ble traktorin. Më ka pyetur sa është, i kam thanë 12500, çmimin e fundit i kam thënë 12 mijë e më tha okej, eja pas meje. Ata shokët që ishin aty më thanë ky ka me ta marr traktorin e s’ka më të dhënë pare, ju thash unë jam me traktor e ky me motor nuk shkon ajo punë”, rrefen ai.
Ndryshe, vetëm 44 ditë pas sulmit të dytë, forca të mëdha serbe u kthyen serish për sulmin e tretë të marsit në Prekaz.








