TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

27 vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Haradinaj: Për 2 orë u bëmë rezistencë forcave serbe

Sot janë bërë 27 vjet nga Epopeja e Dukagjinit. Më 24 mars 1998, në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

by Fëllënza Krasniqi
2 vjet ago
0
A A
27 vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Haradinaj: Për 2 orë u bëmë rezistencë forcave serbe

Ndalesë të parë patën varret e dëshmorëve ku nderuan kontributin e tyre për lirinë e Republikës.

Më pas, shefja e shtetit, Vjosa Osmani bashkë me të parin e Deçanit, Bashkim Ramosaj morën rrugën për në kullën e Haradinajve, në 27 vjetorin e Epopesë e Dukagjinit.
Aty i priti, ish komandanti i zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Në Gllogjan, erdhi edhe i pari i kuvendit, Glauk Konjufca dhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Baca Rifat.

Sakrifica e Haradinajve, u vlerësua lartë nga presidentja Osmani.

“Familja Haradinaj dhe i gjithë Gllogjani u ngritën në këmbë për t’i shndërruar këto kulla në fortifikatë të lirisë dhe shumë prej atyre që luftuan ranë dëshmorë e shumë të tjerë vazhduan të kontribuojnë për lirinë e Kosovës. Prandaj, është borxh i yni si institucione si qytetarë të kësaj republike te lirë e sovrane që gjithnjë të nderojmë sakrificën e familjes Haradinaj dhe të gjithë atyre qe ranë për liri”, u shpreh Osmani.

Pas pritjes së mysafirëve, në Gllogjan u mbaj edhe një manifestim për shënimin e kësaj dite.

Në rendin e parë u pa nëna e heronjve, Ruke Haradinaj nën emocione.

E djali i saj, Ramushi kujtoi përpjekjet e mëdha të familjes për ta çliruar vendin nga armiku.

Ai përmendi, heroizmin e Himë Haradinaj, të Gazmend dhe Agron Mehmetaj.

“Ishim sulmuar në shtëpinë tonë, Dauti ishte i pari që u përball me ta. E menjëherë me hapjen e luftës frontale forcat serbe në vijën e parë të zjarrit njësi të këmbësorisë të kombinuar e forca të tjera, njësi të mjete të motorizuara, topa 20 milimetra dhe po ashtu mbështetje nga ajri me helikopter. Përballja e pare mu në shtëpinë tone aty ku ndodhi për një periudhë prej dy orësh kemi rezistuar ne shtëpi. Pastaj kemi marr vendim qe me u nda ne dy grupe. Nëna, Syzan edhe fëmijët e vegjët të asaj kohe me marr një rrugëtim me ik nga vend luftimi për me u liru civilet. Ndërsa motra e madhe Mema, Hilmija, Shkëlzeni, Dauti, Frashëri , Enveri kemi vazhdu bashkë”, u shpreh Haradianj.

E për këtë betejë të fuqishme foli edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

“Prekazi dhe Gllogjani janë të lidhura mes vete në mënyrën më të jashtëzakonshme të mundshme e kanë nis historinë tonë të re, e kanë nis lirin tonë.Çka kish ndodh me popullin tonë me i pas pa këto dy familje emblematike tu u dorëzu. Kryetar Haradinaj, për shkak se nuk jeni dorëzu e për shkak se keni jetu me luftu edhe ma tutje krejt populli i Kosovës ka marrë zemër është ngjallë, është qu në këmbë, kanë besu që mundemi me bo diçka”, tha ai.

Më 24 mars 1998, në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

​Në prag të Ditës së Veteranëve, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nderon veteranët dhe kolegët ushtarakë

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Fifi në pritje të ëmbël për herë të dytë, këngëtarja ndan lajmin e bukur me ndjekësit

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën