TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

27 vjet nga Beteja e Kaqandollit, homazhe për shtatë dëshmorët në Podujevë

Sot u bën 27 vjet nga Beteja e Kaqandollit, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit. Në këtë betejë, e cila zgjati tre ditë, ranë shtatë dëshmorë, të cilët sot u nderuan me homazhe te lapidari në fshatin Kaqandoll të Podujevës.

by tëvë1
4 muaj ago
0 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Në Kaqandoll të Podujevës, pranë maleve që dikur u bënë fushë beteje, këtë të hënë u mblodhën dhjetëra familjarë të dëshmorëve, ish-komandantë të zonës operative të Llapit dhe qytetarë të shumtë.

Me homazhe te lapidari i shtatë dëshmorëve, ata kujtuan 27-vjetorin e betejës që zgjati tre ditë dhe u kthye në përballjen e parë frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe në këtë rajon.

Në këtë betejë ra edhe vëllai i Hanife Zekës, Habibi 22-vjeçar.

“Këtë ditë e presim gjithë me dhimbje. Unë jam motra e dëshmorit, Habib Zekës, e presim gjithë me mërzi të madhe. Është një farë ndjesie e mërzie e madhe, se është kon ma i vogli, e qeshtu’, ëhstë shprehur Zeka.

E të njëjtën mërzi e ndan edhe familjari Ruzhdi Hyseni për babën që i ra dëshmor duke i mbrojtur kufijtë e atdheut.

“Ka luftu këtu gati 3 orë rezistencë me shokë, edhe vet jam i plagosun. Jam mundu me i ndihmu. Tash liria ka ardh, po e gëzojmë së bashku Shalë e Llap, ma mirë s’di ku ka me shku. I kena pa me sy, po kemi dhimbtë, po s’po di çka me thonë tjetër”, ka thënë Hyseni.

Me fjalë të mëdha e kujtoi  Betejën e Kaqandollit edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi.

“Këtu 27 vite më parë, sot kujtojmë me shumë krenari betejën e parë frontale të UÇK-së me forcat armike serbe në numër shumë më të madh se ne. U përballëm dhe bëmë një luftë heroike. Si sot më kujtohen emrat e dëshmorëve që ranë në këto beteja – djem që ishin të stërvitur ndër grupet e para të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit. Dhe ne, për kohën për të cilën po flasim, e ndjejmë veten shumë rëndë”, ka thënë Mustafa.

E gjithashtu edhe Rafet Llapashtica nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së theksoi rëndësinë e kësaj dite.

“Mbi kockat e dëshmorëve ngrihet atdheu ynë, një përkundje kujtese për mirënjohje dhe përkushtim ndaj atdheut që jeton mbi themelet e shtrenjta të atyre që flijuan jetën. Atdheu nuk është vetëm një fjalë, por gjurmë e pashlyeshme, kujtesë e ndritshme në çdo hap, e është amanet i heronjve tanë që nuk u përkulën asnjëherë”, ka thënë Llapashtica.

I pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishte edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha që kjo betejë ishte një përpjekje për t’u çliruar nga robërimi.

“Beteja e Kaqandollit është vazhdimësi e përpjekjeve tona për t’u çliruar nga robërimi shekullor. Në këto male e këto troje u dëshmua se populli ynë nuk u dorëzua kurrë, por përballë çdo pushtuesi zgjodhi rezistencën dhe lirinë. Në ato ditë të betejës së lavdishme të shtatorit të vitit 1998, ushtarët e UÇK-së luftuan ballë për ballë me armikun. Ata zgjodhën vdekjen para lirisë, para jetës së robëruar”, ka theksuar Bulliqi.

Gjatë kësaj beteje më 15, 16 dhe 17 shtator të vitit 1998 ranë shtatë dëshmorë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa luftëtarë të tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Totaj: Ka dëme nga vërshimet në Prizren, qeveria qendrore ka qëndruar anash

Totaj: Ka dëme nga vërshimet në Prizren, qeveria qendrore ka qëndruar anash

BE-ja shprehet e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë në përballje me vërshimet

BE-ja shprehet e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë në përballje me vërshimet

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Numërimi i votave të fundit, certifikimi i rezultateve pritet brenda dy javësh

Ndërpritet ndeshja në Prizren, Berishës i çahet koka

Përshkallëzohen protestat në Iran, vritet një oficer policie

Përshkallëzohen protestat në Iran, vritet një oficer policie

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Numërimi i votave të fundit, certifikimi i rezultateve pritet brenda dy javësh

Osmani: LDK në pikë kritike, duhet organizim i mirëfilltë

Osmani: LDK në pikë kritike, duhet organizim i mirëfilltë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën