TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

by teve1
1 orë ago
0
A A
27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami, lidhur me akuzën për rastin e vrasjes së A.H., më 2023 në Fushë-Kosovë.

Musliu u dënua me dënim unik prej 16 vjet e 8 muaj burgim, ndërkaq Bajrami me 11 vjet burgim.

Në këtë rast, Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami akuzoheshin se kanë privuar nga jeta A.H., me ç’rast ngarkoheshin se kanë kryer veprën penale “Vrasje” në bashkëkryerje, ndërsa Musliu akuzohej edhe për armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Gent Beka dhe anëtarët Medie Bytyqi dhe Agim Kuçi, pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie të arritur mes Prokurorisë dhe dy të akuzuarve.

Gjykatësi Beka tha se dy të akuzuarit shpallen fajtorë sipas marrëveshjes së arritur për pranim fajësie për veprën penale “Vrasje” dhe i akuzuari Musliu edhe për armëmbajtje pa leje.

I akuzuari Musliu për veprën penale “Vrasje” u dënua me 16 vjet burgim, ndërkaq për armëmbajtje pa leje me 10 muaj burgim. Ndaj tij, u shpall dënim unik me 16 vjet e 8 muaj burgim.

Kurse, i akuzuari Bajrami për veprën penale “Vrasje” u dënua me 11 vjet burgim.

Dy të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimit, por jo më gjatë sesa dënimi i shqiptuar. Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Obligohet secili i akuzuar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë nga 200 euro dhe 50 euro të tjera për Fondin për kompensimin e viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimt.

Meqenëse kemi dënim të rekomanduar, Gjykata u dha të drejtën e ankesës brenda afatit ligjor.

Të pranishëm në shpallje ishin dy të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre, avokatët Taulant Broqi dhe Fehmije Gashi-Bytyqi.

Paraprakisht, Gjykata në seancën dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, pas marrjes së mendimit të palëve, mori aktvendim me të cilin aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë e lidhur në mes Prokurorisë dhe dy të akuzuarve Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 9 gusht 2023, të akuzuarit Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami më 12 shkurt 2023, në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë-Kosovë, për shkak të mosmarrëveshjeve të atë çastshme, fillimisht i akuzuari Bajrami e ka sulmuar dhe goditur me grushte e shqelma dhe me sende të forta të dëmtuarin A.H., i cili tenton të ikë t’i shmanget sulmit, por të akuzuarit Atdhe dhe Labinot e ndjekin dhe vazhdojnë përsëri ta godasin me grushte e shqelma dhe me sende të forta, e më pas me qëllim të privimit nga jeta, i akuzuari Musliu e ka goditur me thikë në pjesën e kraharorit – anën e majtë, duke e privuar nga jeta të dëmtuarin- tani të ndjerin A.H.

Me këtë, akuzoheshin se në bashkëkryerje të akuzuarit Musliu dhe Bajrami kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

ASK: Kosova tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

ASK: Kosova tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

NATO: Situata në veri e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

Numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong arrin në 55

13 persona të arrestuar në lidhje me zjarrin në apartamentet e Hong Kongut

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

ASK: Kosova tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

ASK: Kosova tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Forcat izraelite vrasin një 14 vjeçar në Bregun Perëndimor

Gjenerali izraelit: Mungesa e personelit në ushtri ka arritur nivelin më të rëndë historik

NATO: Situata në veri e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

NATO: Situata në veri e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

Sulmet ukrainase ndërprejnë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje në dy qytete të mëdha ruse

Rusia bëri “përparimin më të madh të vitit” në Ukrainë gjatë muajit nëntor, thotë studimi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën