TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​26 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

by TËVË 1
12 muaj ago
0
A A
​26 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur.

Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë, shkruan KP.

FDH, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet.

Lidhur me krimet serbe në Kralan, në dhjetor 2014 një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës i ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi. Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi kërkoi që të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në Kralan.

Bytyqi në letrën e vet përkujtoi se edhe sot e kësaj dite askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

“Të enjten në Bratisllavë do të dëgjohet kushtrimi i popullit shqiptar”, Dardanët paralajmërojnë spektakël në Sllovaki

Kjo është pija që djeg kaloritë

Kjo është pija që djeg kaloritë

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Rama takohet me Gashanin, flasin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

Sulmet ruse intensifikohen në Kiev, katër persona të vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën