TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

26 vjet nga rënia dëshmor e ish-nënkryetarit të KF Lirisë, Naim Rexhepi

by tëvë1
2 vjet ago
2
A A
26 vjet nga rënia dëshmor e ish-nënkryetarit të KF Lirisë, Naim Rexhepi

Shkruan: Bashkim Kajdomçaj

Naimi, ishte veprimtar shumë dimensional

Më 26 mars të vitit 1999 forcat ushtarako policore serbe duke qenë nën presionit dhe humbjeve që po përjetonin, me nisjen e fushatës ajrore (bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe) dhe luftën nga toka të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u hakmorën mbi civilët e fshatit Celinë.

Në mesin e këtyre civilëve ishte edhe ish nënkryetari, i Klubit Futbollistik Liria, Naim Rexhepi, që kishte një veprimtari të theksuar kombëtare në atë kohë dhe angazhim në luftën e drejtë të popullit të Kosovës.

Në kohën kur lufta shpërtheu gjithandej, veçmas pas luftës së familjes Jashari, ishin pezulluar dhe aktivitetet sportive bashkë me futbollin.

Në një shkrim që kishte bërë bujë, lidhur me faktin që tashmë rinia e atëhershme ishte duke e bojkotuar shërbimin ushtarak, Naimi kishte thënë:’ ne po përgatisim ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Po i mbajmë afër dhe në aktivitet të përhershëm jo vetëm futbollistët (KF Liria e klubet e kohës) por dhe shikuesit, që kryesisht janë të rinjë e që janë mijëra. Këta një ditë pa asnjë hezitim do të mund të shëndrroheshin në ushtarë të Kosovës’, kishte thënë mes tjerash në shkrim Naim Rexhepi, duke nuhatur se tashmë koha e rezistencës me metoda paqësore kishte përfunduar.

Lidhur me rolin që pati në drejtimin e klubit Liria, për atë kohë me përulje e respekt e kujtojnë, Ramadan Susuri, ish-drejtor, që flet për rolin e madh që pati Naimi në atë kohë, duke qenë gjithmonë me ide progressive në funksion të mbajtjes gjallë të futbollit dhe organizimit të pavarur.

Në këtë ditë Naim Rexhepi, kujtohet edhe nga legjendat e pavarësimit të futbollit: Mirsad Çollaku (aktualisht kryetar i LRF-së, e anëtar i KE të FFK-së) Erxhan Dana, Sami Buqaj, Astrit Berosha, etj, që për kontributin e Naim Rexhepit, flasin me respektin më të madh.

Me daljen publike të UCK-së dhe konfrontimet që nisën që nga beteja e Jasharëve dhe shtrirjes që pati lufta e  hapur gjithandej Kosovës, Naimi dha kontributin e tij.

Ndërkohë, përshkallëzimi i luftës kishte përfshirë pothuaj çdo pjesë të vendit.

Naimi, që nga fillimi i vitit 1999, kur u zgjerua fronti i luftës nisi që të qëndronte më shumë në fshatin e lindjes (pasiqë deri atëherë jetonte në Prizren) duke kontribuar për pjesën e Komunës së Rahovecit, për civilë e luftëtarë.

Madje, ai kishte kontakte (i autorizuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, atëherë quhej NKMDLN në Prizren), kishte kontakte të rregullta me misionin ndërkombëtar ‘portokajt’, të cilëve u fliste për dhunën dhe terrorin serb, dhe përmes tij informoheshin mekanizmat tjerë ndërkombëtar deri në kohën e bombardimeve në mars 1999.

Ai, kishte dhe një telefon celular me të cilin mbante kontakte me zyrën e PPK-s dhe NKMDLNJ-së në Prizren, sikurse që shërbente dhe popullatën e Celinës me rrethinë, për t’u informuar në ato  kohë të rënda.

Naimi, kishte rënë në sy për aktitivitetin patriotik dhe në masakrën e Celinës me 25 mars 1999, bashkë me vëllaun Dërgutin ekzekutohen, në mesin e 75 martirëve të fshatit.

Naimi, ndërkohë pas lufte për rolin  dhe angazhimin patriotik, është shpallur dëshmor.

Klubi i Futbollit Liria, subjekti i PPK (ku ishte angazhuar) dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut do ta kujtojnë përherë veprën e tij.

Autori i shkrimit është ish-anëtar i PPK-së, gazetar sportiv dhe veprimtar I KMDLNJ-së në atë kohë

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Shqipëria kërkon rikthimin në krye të Grupit C1, përballë San Marinos

​Shqipëria kërkon rikthimin në krye të Grupit C1, përballë San Marinos

Kosova i fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Kosova i fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Reagon FBK, dënon dhunën ndaj gjyqtarëve

Reagon FBK, dënon dhunën ndaj gjyqtarëve

“Dardanët” vazhdojnë përgatitjet për Andorrën

Kosova me statistika të mira në Ligën e Kombeve

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile

Protestat e paralajmëruara, priten vonesa në transportin publik në Prishtinë

Protestat e paralajmëruara, priten vonesa në transportin publik në Prishtinë

Mbi 55% e nxënësve kalojnë Testin e Maturës

MASh procesi mësimor zhvillohet sipas orarit të rregullt

OVL-UÇK organizon sot protestë në sheshin e Prishtinës

OVL-UÇK organizon sot protestë në sheshin e Prishtinës

Qorrolli bënë thirrje që sot të votohet Presidenti dhe Projektligji për Specialen

Qorrolli bënë thirrje që sot të votohet Presidenti dhe Projektligji për Specialen

​Shqipëria kërkon rikthimin në krye të Grupit C1, përballë San Marinos

​Shqipëria kërkon rikthimin në krye të Grupit C1, përballë San Marinos

Protestat pritet të vazhdojnë pas tensioneve të një nate më parë

Protestat pritet të vazhdojnë pas tensioneve të një nate më parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën