Autoritet kanë dhënë detaje për aksidentin.
“Kur avioni ishte rreth 100 metra në ajër, ai hasi në probleme me motin e keq. Binte shi dhe avioni u zhyt në ujë. Ekipet e shpëtimit janë duke u munduar të tërheqin avionin”, William Mwampaghale- komandant i Policisë, raporton AP.
Sipas zyrtarëve policorë një numër i madh njerëzish është shpëtuar,duke shtuar se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.
Kompania ajror Tanzaniane e Precision Air udhëtoi nga Dar es Saalami për në Bukoba. Aeroporti i Bukobas gjendet pranë liqenit Victoria, liqenit më të madh në Afrikë.
Ku mes tjerash pamjet e aksidentit tregonin avionin e zhytur pothuajse plotësisht në liqen.
Ndërkohë presidenti i Tanzanisë u ka bere thirrje qytetarëve të mbajnë qetësin, që të arrijnë të mbajnë situatën nën kontroll. /Tëvë1/