TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

25-vjetori i Epopesë së UÇK-së u shënua edhe në Shkup

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
25-vjetori i Epopesë së UÇK-së u shënua edhe në Shkup

Sot, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u mbajt një akademi solemne-përkujtimore për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz. Ngjarja u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.

Drejtori i Institutit, Skender Asani tha se komandanti, Adem Jashari është bërë simbol i rezistencës së organizuar kundër pushtuesve serbë.

“Ne jemi me fat që këtë figurë të madhe të kombit, e patëm edhe në mesin tonë, këtu në Shkupin Dardan në fillm të viteve 90-të. Është meritë e shkupjanëve, parasegjithash e atyre që ishin shokë dhe bashkëpunëtorë të Adem Jasharit, të cilët pa i llogaritur pasojat dhe rreziqet, i ofruan strehim dhe logjistikë, njeriut i cili më vonë do të shkruaj historinë e lavdishme të Kosovës me gjakun e vet dhe të familjes, duke u bërë kështu simbol i rezistencës së organizuar kundër pushtuesve serbë.”, për të konkluduar se: “Shkupi dhe Adem Jashari do të jenë të lidhur bashkë në një gjerdan kujtimesh të pashlyer, sikur që janë të pashlyera gjurmët mbi të cilat kaloi karvani i Lëvizjes sonë kombëtare në kalldërmin e Shkupit”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja përmendi sukseset e shtetndërtimit të Kosovës, duke u ndalur veçmas në rolin paqësor që ka FSK-ja në aleancën veri-atlantike.

Mysafire në këtë ngjarje ishte edhe drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” të Prishtinës, Teuta Shala-Peli, e cila në kumtesën e saj vuri në pah rolin e madh që ka ky përvjetor që e gjen Kosovën të konsoliduar si shtet, duke e realizuar kështu amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ndërkaq, hulumtuesi shkencor i Institutit, Zeqirija Ibrahimi, siç u bë e ditur në komunikatë, e lexoi kumtesën “Ademët e Lirisë”, duke ndërtuar një aluzion me esenë e Erih Fromit “Për padëgjueshmërinë” e Adamit/Ademit, që ishte shkak për fillimin e historisë, të cilën e ndërthuri me Ademët shqiptarë, që ai i kishte regjistruar në emrat e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, raporton KP.

Sipas tij, Ademët tanë, njësoj si Ademi i Parë ose si Prometheu e kryen detyrën e tyre.

Ngjarja u begatua edhe me pjesëmarrjen e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, drejtuar nga artisti Shkodran Tolaj.

Sot është dita e dytë e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës, homazhe kanë bërë edhe krerët opozitarë në Kosovë dhe qytetarë të shumtë nga vise të ndryshme.

Tags: Epopeja e UÇK-seShkupSkender Asani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump: Për çdo peng të gjetur në Gaza, u zbuluan deri në 100 trupa të tjerë

Presidenti i Kroacisë urdhëron ndërprerjen e plotë të bashkëpunimit ushtarak me Izraelin

Presidenti i Kroacisë urdhëron ndërprerjen e plotë të bashkëpunimit ushtarak me Izraelin

12 avionë luftarakë F-22 mbërrijnë në Izrael në mes të rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

12 avionë luftarakë F-22 mbërrijnë në Izrael në mes të rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

Serbia në krah të Rusisë, abstenon në OKB – 107 shtete votojnë për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Serbia në krah të Rusisë, abstenon në OKB – 107 shtete votojnë për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Aktakuzë ndaj dy kardiologëve të ShSKUK-së

ShSKUK i quan shpifje deklaratat për produktet medicinave pa afat

Prattipati e Maqedonci diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Prattipati e Maqedonci diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Therret me thikë një person në Prishtinë

I kërcënoi policët me armë e granatë dore, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë

“Ditari”- 25.02.2026

“Ditari”- 25.02.2026

Konjufca: Takimet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore, jo vetëm bilaterale

Konjufca: Takimet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore, jo vetëm bilaterale

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj gruas dhe armëmbajtje pa leje në Pejë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj gruas dhe armëmbajtje pa leje në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën