TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25 vite shërbim në ekipin emergjent, rrëfimi i shoferit Zymer Gashi

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
1
A A

25 vite ia ka dedikuar shërbimit në ekipin emergjent në Suharekë. E m’u para pensionit, vozitësi i autoambulancës Zymer Gashi rrëfen për përjetimet më të dhimbshme të kësaj pune. Ai poashtu thekson se paga e tij me ardhjen e qeverisë Kurti është zbritur për 180 euro.

Me shpejtësi po kthehet në Emergjencë.

E të gjithë në komunikacion po ia lirojnë rrugën.

Me të hyrë në oborrin e QMF-së në Suharekë, vozitësi Zymer Gashi ngutet për të njoftuar ekipin për ndihmë.

E këtë punë e bën tash e 25 vite me përkushtim të plotë.

Ndërsa edhe një vit, vozitësi i autoambulancës del në pension.

Ndërsa nga këto dy dekada pune në ekipin emergjent, ai ka përjetuar raste shumë të rënda.

“25 vjet, punë e lodhshme, punë e dhimbshme është shumë. Kemi raste shumë të vështira por ato po i përballojmë krejt. Jemi bo pak njëjtë po është e vështirë se pa marrë parasysh është trupi i njerit është vështirë ta shohësh nën rrugë, nën kamion, autobus, çka s’kemi përjetu, shprehet Gashi.

Gashi tregon se vetëm brenda një nate, këtë makinë e nxori nga baza rreth dhjetë herë.

E secili prej rasteve ishte më i rëndë se tjetri.

“Shtatë herë kemi qenë në Prizren, një herë në fshatin Gjinoc, tash brenda 11 ore shtatë herë në Prizren, kemi pasë një rast gjuajtje me automatik që ka qenë në Suharekë, në Shtëpi të Pleqve kemi shku e kemi konfirmu një vdekje, gjithë natën pa u ulë hiç. Se i bijke 10 – 11 herë kerri me dalë prej bazës, është goxha e rëndë”, thotë ai.

Por ndonëse e bën gjithë këtë punë, Zymer Gashi i merr 180 euro më pak në rrogë.

Sipas tij, atij i janë hequr shtesat e ushqimit, të përvojës së punës, ndërsa u është zbritur paga edhe për punën gjatë natës.

“Po tash çka është më e keqja me qeverinë aktuale na kanë zbritë edhe rrogat, mu m’i ka zbritë, 180 euro i marr si ka ardhë Albin Kurti në qeveri, unë e marr 180 euro në muaj mangu. Shujtjen, përvojën e punës, natën e kemi pasë 18-20 euro natën e na ka bo 4 euro. Natën me punu me katër euro është turp, turp”, thotë Gashi.

Gashi thekson se është i gatshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve natë e ditë, sa herë që ka nevojë.

Megjithatë ai bën thirrje që të kenë kujdes në komunikacion, ndërkaq nga qeveria kërkon zgjidhjen e problemit me paga.

Tags: rrefimishoferi i autoambulancesZymer Gashi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën