TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25 milionë euro investime nga Luksemburgu për Kosovën

by Shpat Blakcori
10 muaj ago
0
A A
25 milionë euro investime nga Luksemburgu për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka vizituar sot Kosovën, ku ka zhvilluar takime zyrtare me krerët shtetërorë të vendit. Ai para gazetarëve njoftoi se Luksemburgut do ta mbështes Kosovën me 25 milionë euro për projekte ndryshme. Tutje, Bettel theksoi se synim i vendeve evropiane është të shmanget çfarëdo lloj lufte në Ballkan.

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Xavier Bettel erdhi të hënën në Prishtinë. Ai u prit në takim nga homologia e tij, Donika Gërvalla në objektin e Ministrisë së Jashtme.

Kjo e fundit tha se Kosova ka marrëdhënie te ngushta diplomatike me Luksemburgun si dhe u shpreh falënderuese që ky shtet vendosi që të përurojë ambasadën e re në Prishtinë.

“Vizita e tij është një dëshmi e qartë e miqësisë së thellë mes dy vendeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për të forcuar më shumë këto marrëdhënie. Më të shënuar e bënë këtë ditë përurimi i ambasadës së re të Luksemburgut në Prishtinë e cila është simbol i fortë i lidhjeve tona, një gjest i veçantë në këto kohëra sfiduese për rajonin tonë dhe Evropën”, shpreh Gërvalla.

Në anën tjetër, Bettel tregoi se janë të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën duke investuar ne disa fusha.
Ai tregoi se do të jenë rreth 25 milionë euro investime nga shteti i Luksemburgut për Kosovën.

“Jam këtu që për ta ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme dhe do të jenë rreth 25 milionë euro investime që do të këto projekte kreative e në sektorë të IT-së, sepse është e rëndësishme për situatën tuaj ekonomike”, tha shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në këtë konferencë u fol edhe për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne duam që Kosova të jetoj në paqe dhe të mos ketë frikë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i evituar luftërat. Integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian duhet të ndodhë më shpejtë e jo të pritet për 200 vjet për këtë proces” , tha Bettel

Kurse, kryediplomatja Donika Gërvalla, tha se Kosova vazhdon të jetë e rrezikuar nga fqinji i saj verior.

“Javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kam theksuar rrezikun e madh që vjen nga një fqinj gjithnjë e më agresiv i yni dhe nga një Rusi gjithnjë e më agresive. Të dyja këto shtete paraqesin rrezik për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor” , u shpreh Gërvalla.

Mes tjerash, Gërvalla tha se nuk ka parë ndonjë shenjë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mund të pësojë ndryshime pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Ndërsa për dialogun me Serbinë, ajo tha se nën udhëheqësin e Miroslav Lajçakut, nuk ka pasur rezultate të dëshiruara.

Xavier Bettel, gjatë ditës u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Tags: BettelKosovaluksemburgu
ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Vendet që mbesin sot pa rrymë

Moti sot

Moti sot

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Vendet që mbesin sot pa rrymë

Moti sot

Moti sot

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën