TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rritet deponimi i mbeturinave në Kosovë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rritet deponimi i mbeturinave në Kosovë

Gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të deponimit të mbeturinave në Kosovë, mbi 43 mijë tonë më shumë sesa në vitin 2021.

Kështu bëri të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë raportimit sot në Komisionin parlamentar për mjedis.

Aliu duke paraqitur raportin mjedisor për 2022, tha se gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë, teksa përmendi ndotjen e ajrit sidomos gjatë dimrit, ndotjen e lumenjve, tokës dhe deponimin e madh të mbeturinave.

“Vjen si rezultat i shkarkimeve të ujërave urbane dhe industriale, hedhjes së pakontrolluar në lumenj, përdorimit të pesticideve dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga marrja e inerteve dhe ndërtimet ilegale…Deponitë sanitare dhe ilegale të mbeturinave, industritë aktive dhe ato të vjetra janë burim potencial i ndotjes së tokave për shkak të gjenerimit të mbetjeve industriale dhe përdorimit të kimikateve që në disa raste ruhen në vende të pasigurta. Sa i përket menaxhimit të mbeturinave, ato për kokë banori vlerësohen 248 kilogramë për banor në vit dhe aktualisht në nivel nacional grumbullohen 90 për qind të mbeturinave të gjeneruara. Pjesa më e madhe e tyre deponohen në deponi sanitare dhe ende nuk ka sistem të organizuar të ndarjes së mbeturinave. Në vitin 2022 shënohen një rritje e deponimit të mbeturinave në sasi prej 43 mijë tonë apo 9.7 për qind krahasuar me 2021”, tha Aliu.

Shqyrtimin e raportimit mjedisor për 2022 në fund të 2023 e kundërshtoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se ky raport duhej të vinte në fillim të vitit për shqyrtim në Kuvend. Ajo u shpreh kritike ndaj ministrit Aliu për gjendjen e mjedisit, derisa nënvizoi se Kosova është shndërruar në një deponi mbeturinash.

“Për mua është e pakuptimit kjo formë dhe në të ardhmen duhet të ndërrohet. Tash është dashur të shqyrtohet raporti i vitit 2023 në mënyrë që ne me i dhënë kontributin tonë për vitin 2024, çka do që kemi, vërejtje, sugjerimi apo rekomandime… Ajo çka më intereson mua me thënë është se po vazhdon të jetë problematike dhe e dukshme çështja e trajtimit të mbeturinave. Ne folëm për deponitë këtu, por fatkeqësisht Kosova e tëra është shndërruar në një deponi mbeturinash. Kudo që shkon rrugëve ke mbeturinave jashtë kontejnerëve, andaj prej asaj vjen një zinxhir problemesh”, theksoi Musliu.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, tha se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet mbrojtjen e mjedisit.

“Nuk ka shumë ndryshime aq të mëdha për të diskutuar se kemi bërë përmirësime ose e kemi për prioritet për të ndryshuar situata. Tjetra çka dua të them është se prej vitit 2021 në 2022 këtij dikasteri i është shtuar buxheti për 46 milionë euro në total. Nëse është shtuar për 46 milionë euro pse nuk është prioritet mbrojtja e mjedisit. Pse nuk kemi pas ndryshime në mbrojtjen e mjedisit”, deklaroi Reshitaj.

Edhe deputetë të tjerë adresuan shqetësime për raportin mjedisor për 2022, ku kërkuan ndërmarrjen e masave nga ekzekutivi për mbrojtjen e mjedisit./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Korenica: Pres reflektim nga partitë politike, nëse sërish krijojnë bllokada do të ndëshkohen fuqishëm

Korenica: Pres reflektim nga partitë politike, nëse sërish krijojnë bllokada do të ndëshkohen fuqishëm

Korenica tregon se çfarë garancish morën nga Bedri Hamza

Korenica tregon se çfarë garancish morën nga Bedri Hamza

Smajljaj: Demonizimi i ish-opozitës nuk e rikthen VV-në në pushtet

Smajljaj: Demonizimi i ish-opozitës nuk e rikthen VV-në në pushtet

Aktori Dardan Gashi thotë se një person i ofendoi bashkëshorten në baza fetare

Liverpooli ‘shkatërrohet’ nga PSV, spektakël nga Mbappe, Interi mposhtet në fund

Liverpooli ‘shkatërrohet’ nga PSV, spektakël nga Mbappe, Interi mposhtet në fund

“InfoNata” 26.11.2025

“InfoNata” 26.11.2025

Liga e Kampionëve: Arsenali më në fund e mposht Bayernin, ekipi i vetëm me të gjitha fitore

Liga e Kampionëve: Arsenali më në fund e mposht Bayernin, ekipi i vetëm me të gjitha fitore

Smajljaj: Demonizimi i ish-opozitës nuk e rikthen VV-në në pushtet

Smajljaj: Demonizimi i ish-opozitës nuk e rikthen VV-në në pushtet

Aktori Dardan Gashi thotë se një person i ofendoi bashkëshorten në baza fetare

Aktori Dardan Gashi thotë se një person i ofendoi bashkëshorten në baza fetare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën