TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sveçla: Asnjë sulm nuk na zmbraps

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Përballja me grupet terroriste në veri të vendit, po konsiderohet si sfida kryesore e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2023.

Në konferencën e fundit për këtë vit ku u prezantuan të arriturat e këtij institucioni, kidnapimi i zyrtarëve policor nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës e sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sulmet e tilla nuk i zmbrapsin, teksa në luftën kundër terrorizmit nuk kanë kompromis.

“Vitin që po e lemë pas u përballëm me sulme në veri, kidnapim e sulme terroriste që mori jetën e heroit Afrim Bunjaku. Kemi dëshmuar se asnjë sulm nuk na zmbraps dhe lufta kundër terrorizmit nuk ka kompromis. Asnjë sukses nuk vlen nëse nuk është arritur mbi vlerat demokratike. Duke njohur kontributin e sakrificën e heronjve para nesh, e kemi obligim ruajtjen e shtetit tonë. Lufta ndaj së keqes duhet të jetë norma e shtetit tonë. Kemi dhënë mbështetje për Policinë dhe do të rritet edhe më tutje, duke njohur sfidat dhe rolin e secilit prej jush, arrijmë objektivat tona së bashku”, tha Sveçla.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për këtë vit.

“Situata në Kosovë ka qenë e qetë, përveç në veri të vendit ku siguria ka qenë e cenuar nga grupet terroriste, të inskenuara nga Republika e Serbisë. Duke u ndalë në këtë konstatim po nxjerrim disa sulme. Janë protestat e dhunshme që kanë ndodhur në katër komunat veriore me rastin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, ku janë sulmuar policia, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët. Një ndër sulmet më të mëdha ka qenë kidnapimi i zyrtarëve policor nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës. Pastaj sulmi terrorist në Banjskë ku jeni të informuar mbi këtë sulm dhe suksesin e arritur. Gjatë 2023-ës, janë 26 384 vepra penale dhe 19 666 kundërvajtje dhe raste te natyrave tjera. Janë zbatuar 834 urdhër kontrolle (bastisje), janë hetuar 2 209 persona të dyshuar, 1 310 persona janë arrestuar, prej tyre 56 janë zyrtarë publik. Ndërsa janë shkatërruar 23 grupe kriminale”, tha Hoxha.

Hoxha përmendi edhe arrestimin e tre personave si të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

“Më datë 04.08.2023 në pikë kalimin kufitar në Merdare është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte gjatë periudhës kohore 1998-1999, në Istog. I dyshuari gjatë luftës ka qenë në pozitën e kryeshefit në stacionin policor në Istog. Gjithashtu më datën 05.08.2023, janë arrestuar edhe 2 persona njëri prej tyre ka qenë komandant i nënstacionit policor në fshatin Rakosh të Istogut”, tha tutje Hoxha.

Shqetësuese u konsiderua aksidentet me fatalitet gjatë këtij viti. Në total numri i aksidenteve ishte 23176, 95 ishin me fatalitet dhe 104 persona të vdekur nga aksidentet. Ndërsa aksidente me lëndime ishin 8 595 sosh./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Skandaloze për sigurinë nëse lajmi për dronin “Skifteri K1” rezulton i rremë

Spahiu: Skandaloze për sigurinë nëse lajmi për dronin “Skifteri K1” rezulton i rremë

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

Kryetari i Lipjanit shpreh ngushëllime për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

U prezantua si Veton Elshani – mashtruesi ia merr 1 mijë euro qytetarit nga Zubin-Potoku

Elshani jep detaje për konfiskimin e armëve dhe 140 kilogramë eksploziv në veri

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

“Info Nata”- 27.01.2026

“Info Nata”- 27.01.2026

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

Pse pakica shqiptare është më e diskriminuara ndër pakicat në Serbi?-flet Ardita Sinani

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Kim Kardashian: E përdora Britney Spears për t’u bërë e famshme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën