TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla dhe ministri gjerman flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gërvalla dhe ministri gjerman flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, ka takuar ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, shkruan teve1.info.

Bëhet e ditur se temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO.

“Bashkëpunimi mes dy shteteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, harmonizimi i politikave të mbrojtjes dhe sigurisë dhe integrimi i Kosovës në NATO, ishin temat kyçe të takimit të punës që sot Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, pati me Ministrin Federal të Mbrojtjes të Gjermanisë, z. Boris Pistorious, në prag të vizitës së tij në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas MPJ-së, në kuadër të këtij takimi, Gërvalla e njoftoi ministrin Pistorius rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë në rajon.

“Ministrja Gërvalla falënderoi Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti për mbështetjen e madhe që Gjermania i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve si dhe kontributin e Gjermanisë të dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it. Në këtë drejtim Ministrja Gërvalla kërkoi një rritje dhe përforcim të rolit të Gjermanisë në rajon. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, duke krijuar mundësi për një të ardhme të sigurtë dhe prosperuese në rajon”, thuhet tutje./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh

VV e LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

VV e LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Kurti takohet me kryeministren daneze, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kurti takohet me kryeministren daneze, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Sot nis gjykimi ndaj ish-profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi

Sot nis gjykimi ndaj ish-profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, probleme me Outlook, Teams dhe Copilot

Ligji për Specialen sot sërish në Kuvend, BE-ja kërkon konsultime para votimit

Ligji për Specialen sot sërish në Kuvend, BE-ja kërkon konsultime para votimit

IHMK paralajmëron reshje lokale, stuhi dhe mundësi për breshër në disa rajone të Kosovës

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën