TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani takon ambasadorët e huaj, kërkon heqjen e masave të BE-së dhe trajtim të barabartë të Kosovës në dialog

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani takon ambasadorët e huaj, kërkon heqjen e masave të BE-së dhe trajtim të barabartë të Kosovës në dialog

Presidentja e Kosovës ka takuar disa ambasadorë të akredituar në Kosovë, të cilëve u ka kërkuar heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës si dhe trajtim të barabartë të Kosovës në dialog me Serbinë, raporton teve1.info

Sipas një komunikate për medie të Presidencës, Osmani ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe zv. ambasadorin e Gjermanisë, Mathias Conrad me të cilët u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e politikës dhe atë të sigurisë.

“Në takim me ambasadorët, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën imediate të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog, si dhe njëkohësisht theksoi se Kosova ka ndërmarr hapa konkret në përputhje me planin e dakorduar për këtë çështje. Heqja e masave, theksoi ajo, do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta. Për më tepër, gjatë takimit ajo ritheksoi se për fat të keq Serbia nuk po përballet me përgjegjësi për nxitjen e sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj e as për sulmin e agresionit kundër Kosovës në shtator të vitit të kaluar. Kjo situatë, sipas saj, mund ta nxisë Serbinë që t`i shtojë veprimet destabilizuese në rajon”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit.

Presidentja ritheksoi se e drejta për të kërkuar largimin e kryetarëve nëpërmjet nënshkrimeve është e drejtë që u takon qytetarëve dhe se tani pret që në KQZ të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe udhëzimin administrativ në fuqi.

“Një pjesë e takimit iu kushtua edhe çështjes së zbatimit të Rregullores së BQK-së, me ç’rast Presidentja ritheksoi se është me rëndësi që nuk po kërkohet që kjo rregullore të shfuqizohet, por thjesht që të punohet në një plan tranzicioni për zbatim të saj e cila merr parasysh edhe shqetësimet e të gjithë qytetarëve që mund të afektohen nga një vendim i tillë. Duke ritheksuar rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës në çdo cep të Kosovës, Presidentja ka shtuar se suksesi në këtë drejtim është i lidhur edhe me nivelin e bashkëpunimit me aleatët tanë të cilët kanë qenë gjithnjë mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Masakra e Pastasellës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

​Dhuna në familje alarmante në Kosovë, 75% e viktimave janë gra

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani përkujton masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës

4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më të lumtur dhe elastik mendërisht

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

SHBA godet fuqishëm Isfahanin me sulm masiv ajror, Trump publikon pamjet

Microsoft planifikon një investim prej 1 miliard dollarësh në Tajlandë

Microsoft planifikon një investim prej 1 miliard dollarësh në Tajlandë

Liderët politikë nderojnë Nexhat Dacin, Kurti vlerëson kontributin e tij

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Haxhiu: Masakra e Pastasellës mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë

Aleatët arabë i kërkojnë SHBA-së të mos ndalojë luftën ndaj Iranit deri në dobësimin e tij

Aleatët arabë i kërkojnë SHBA-së të mos ndalojë luftën ndaj Iranit deri në dobësimin e tij

Komisionit Evropian i bëhet thirrje të dënojë dhunën në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Komisionit Evropian i bëhet thirrje të dënojë dhunën në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën