TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj e sheh Kosovën në NATO brenda dy vjetësh

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Asociacioni po paraqitet si problem për ta penguar marrëveshjen finale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka humbur kohë dy vjet me çështjen e Asociacionit. Haradinaj shtoi se dakordimi i kryeministrit, Albin Kurti, për draft-statutin është e arritur e madhe për Kosovën.

Ndonëse thotë se nuk e ka parë këtë draft, Haradinaj u shpreh i bindur se i njëjti është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese.

“Vërtetë është humbur shumë kohë, pra janë humbur mbi 2 vjet. Sikurse këtë qasje ta kishim përdorur në fillim me amerikanët edhe te situata me tabelat në veri e të gjitha çështjet e dialogut, me siguri sot do të mund të ishim anëtarë i NATO-s edhe ju e shihni situatën e sigurisë që do të mund të neglizhohet. Do të ishte një e arritur e madhe. Dje, unë e kam mirëpritur ecjen përpara, pranimin e Kurtit të draft-statutit të Asociacionit edhe besoj se është një veprim i duhur por shumë i vonuar. Nuk e kam parë draftin konkret por realisht kanë qarkulluar parimet e draftit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pra edhe po besoj fuqishëm që përmbledhja e këtyre parimeve, ky draft-statut nënkupton se bëhet në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ndonëse nuk e quan humbje por vonesë, Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka mundur ta marrë edhe njohjen në të kaluarën. Haradinaj, beson se çështja e sigurisë është e domosdoshme në kohën e trazirave.

“Ne realisht kemi humbur në kualitet tonin, kemi humbur në autoritetin e fuqinë. Me qeverisjen Kurti-Osmani e Konjufca kemi humbur vazhdimësi, por kjo që kemi nxjerrë si planin që njihet si franko-gjerman që është i përkrahur nga amerikanët, realisht është punë e gjithë neve. Ashtu siç kam punuar për ushtrinë e Kosovës, kam punuar intenzivisht që edhe këtë planin franko-gjerman ta nxjerrim pas aprovimit të drejtën e hyrjes në NATO. Tani, nuk është se po humbim por se kemi fituar që kemi fituar atë që kemi mundur ta fitojmë në të kaluarën që do të ishte njohja. Megjithatë, ne po e nxjerrim të drejtën e marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n e kjo është kryesore, çështja e sigurisë është e para sidomos ne që jetojmë në këtë rajon të trazuar. Nuk humbim por për fat të keq nuk e fitojmë atë që kishim mund ta fitojmë sikurse të kishim vepruar në kohë siç duhet”.

Haradinaj beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të bëhet shumë shpejtë, siç ndodhi me Finlandën e Suedinë. Këtë proces, Haradinaj e sheh të implementueshëm brenda dy vitesh.

“Unë besoj se nëse Kosova merr hapa të mençur e i bind aleatet. Ata e kanë mundësinë që ata me na dhënë një kontratë të shpejtë, siç ua dhanë Finlandës e Suedisë, pra ekziston mundësia. E di që duket ambicioze por dy vjet kohë me hy kohë për të hyrë në NATO. Për atë po them se sikurse para dy vitesh të kishim qenë të mençur me i krye punët, sot do të ishim në NATO dhe sot nuk do të guxonte askush me i shku mendja me na rreziku. E vërtetë që është humbur kohë por nuk bën me humb kohë sepse ekziston mundësia. Ekziston edhe një kontratë për mbrojtje mes dy vende ende pa hyrë në NATO sikurse ta kishim bërë këtë kontratë me Amerikën dhe në atë kontratë shkruhet ‘se dy vendet marrin përsipër me mbrojt territorin e sovranitetin e dy vendeve’”, u shpreh Haradinaj për Ekonomia Online.

Kreu i AAK-së ka kërkuar që institucionet e Kosovës ta zbatojnë sa më parë marrëveshjen e “mos me u marrë me Serbinë”. Thotë se kjo mund të bëhet duke lidhur kontratë me Amerikën.

Haradinaj u shpreh se kryeministri mund ta vonojë implementimin e saj, duke e kthyer Kosovën në status-quo.

“Ajo që ka ndodh të enjten është që Kurti edhe Kosova me Amerikën e evropianët me i zbatuar ato që ka ra dakord Kosova, mos me prit Serbinë, mos me u marr me Serbinë vetëm me u marrë me amerikanët dhe ta hapin kontratën në NATO. Pra kjo na intereson neve, kontrata për NATO. Ekziston varianti i dytë që është tepër i rrezikshëm për neve, që Kurti kur të kthehet këtu që me ra në presion të kolegëve të tij edhe mos me vazhduar me zbatim. Me pas pretekst që nuk e ka nënshkrua ai (Vuçiqi) edhe me na mbajt në status-quo. Nëse kthehemi në status-quo, sigurisht se mund të ketë sërish sulme dhe sigurt se do të kemi rreziqe të reja. Pra është tepër me rëndësi që mos me e kthyer prapa por me e marr guximin me dërguar përpara”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën