TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kushtetuesja vendos pro kërkesës së Konjufcës për Konventën për Personat me Aftësi të Kufizuara

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca nuk beson që Serbia do pranojë ta nënshkruajë deklaratën për të pagjeturit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ku listës së marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare drejtpërdrejtë të aplikueshme në Republikën e Kosovës i shtohet edhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e kryetarit Konjufca është vlerësuar si e pranueshme.

Kryetari i Kuvendit në dhjetor të vitit të kaluar i kishte kërkuar Kushtetueses të bëjë vlerësimin nëse ai duhet t’i referojë amendamentet kushtetuese të propozuara për vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese para miratimit në Kuvend, me qëllim që Gjykata të konstatojë nëse një amendament i propozuar kushtetues i pakëson të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] të Kushtetutës.

“Gjykata, njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesën të pranueshme dhe të konstatojë që (ii) amendamenti i propozuar i nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të Kushtetutës, përmes të cilit, listës së marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare drejtpërdrejtë të aplikueshme në Republikën e Kosovës i shtohet edhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, nuk pakëson të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] të Kushtetutës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Përkitazi me vlerësimin e amendamentit kushtetues të propozuar nga Kuvendi, Gjykata fillimisht analizoi parimet kryesore të përcaktuara me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe vuri theks në të drejtat që ajo përcakton lidhur me (i) respektin për dinjitetin e natyrshëm, autonominë individuale, përfshirë lirinë për të bërë zgjedhjet personale dhe pavarësinë e personit me aftësi të kufizuara; (ii) respektimin e parimit të mosdiskriminimit; (iii) pjesëmarrjen dhe përfshirjen e plotë dhe efektive të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri; (iv) respektin për ndryshimin dhe pranimin e personave me aftësi të kufizuara si pjesë e diversitetit njerëzor dhe humanizmit; (v) respektin për kapacitetet në zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara; si dhe (vi) respektin për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara për të ruajtur identitetin e tyre”, thuhet më tej në njoftimin e Gjykatës.

Kushtetuesja po ashtu thotë se “vuri theks në detyrimet pozitive që merr përsipër Republika e Kosovës përmes këtij amendamenti kushtetues, duke pasur parasysh që Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara përcakton edhe detyrime specifike pozitive ndaj shteteve, ndër tjerash, për ndërmarrjen e (i) masave të nevojshme legjislative; si dhe (ii) masave të tjera, duke krijuar mekanizma në funksion të zbatimit të plotë të Konventës në fjalë”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën