Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ka vendosur të mos thotë asnjë fjalë për takimin e sotëm me përfaqësuesit e vendeve të Kuinitit, duke shtuar se kështu është më mirë për të gjithë.
“Kam marrë vendim që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.