TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Sfidë mbetet pjesa veriore e Kosovës dhe integrimi i komunitetit serb

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Sfidë mbetet pjesa veriore e Kosovës dhe integrimi i komunitetit serb

Kosova ka shënuar lëvizje pozitive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa sfidë mbetet pjesa veriore e Kosovës dhe integrimi dhe afirmimi i komunitetit serb.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi gjatë takimit të radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi u shpreh se ka edhe lëvizje pozitive në implementimin e ligjshmërisë në fushën e të drejtave të njeriut.

“Ka ardhur në lëvizje pozitive gjatë implementimit të ligjshmërisë në fushën e të drejtave të njeriut. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë prioritet avancimin, bashkëpunim dhe bashkë-koordinim ndër institucional për të drejtat e njeriut. Fokusi ka qenë në sigurimin e drejtësisë për të gjithë barabartë. Ndërtimi i institucioneve të cilat udhëhiqen me parimit të mirë efikas, përgjegjës, transparent, gjithëpërfshirës, menaxhim në të gjitha nivelet e qeverisëse…. Në rrjetet sociale gjuha e urrejtjes është shumë e madhe të rinjve që sipas meje paraqet një problem të madh edhe më tutje e cila mund të paraqitet më shumë në vitet në vijim. Ajo është një prej fenomeneve brengosës në shoqërinë tonë. “, tha Rexhepi.

Teksa ka listuar disa nga të arritura që janë bërë, Rexhepi u shpreh se sfidë mbetet integrimi i të drejtave dhe afirmimi i komunitetit serb në veri të Kosovës.

Ajo tha se si shtet duhet të ofrohet respektim për të gjithë qytetarët të Kosovës duke nisur nga Leposaviqi e deri në Dragash.

“Jemi dëshmitar të lëvizjeve pozitive për kontekstin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Kosovë, ballafaqohemi edhe me sfida të mëdha e të cilat na përcjellin nga 2022 në veri të vendit tonë dhe kërkojmë vëmendjen tonë të pandërprerë për integrimin e të drejtave, afirmimin e komunitetit serb, gjegjësisht të sigurohen të drejtat e komunitetit pakicë, ashtu siç parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës dhe ajo duhet për garantimin dhe avancimin e standardit universal të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e vetë dhe si shteti që anon kah shoqëri inkulizve dhe jemi të obliguar që të gjithë mundësitë t’u japim që këto të drejta të respektohen për secilin qytetarët duke filluar nga Leposaviqi e deri në Dragash“, theksoi ajo.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj e ka konsideruar inkurajues faktin që janë rritur përpjekjet për zbatim të rekomandimeve të jepen nga institucioni që drejton ai.

“Inkuaruajese dhe çka dua të shpreh falënderim të veçantë është përpjekja që po bëjnë autoritetet me kuptua rëndësinë që ka zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe kjo mëritë pa dyshim që i takon politikave që zbaton qeveria”, theksoi ai.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë, Habit Hajredini u shpreh se programi qeverisës për të drejtat e njeriut ka katër objektiva kryesore si: përmirësimi i qeverisjes, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, promovimi i jetës së shëndetshme dhe lehtësimi i qasjes në sistemin e drejtësisë.

Bazuar në këtë program, Hajredini u shpreh se ka disa përmirësime kyçe si futja në funksion i kornizës së tregues të të drejtave të njeriut, respektimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe të tjera.

“Deri në dhjetor të vitit 2022 nga 124 aktivitete të planifikuar që janë në planin e veprimit, 74 janë zbatuar plotësisht apo 59.67%, 34 pjesërisht ose janë në zbatim, apo 27.41% dhe 16 nga aktivitetet nuk janë zbatuar dhe nuk ka asnjë zhvillim serioz lidhur me to apo 12% të aktiviteteve të planifikuara…Ne si Qeveri e Kosovës kemi arritur që të vendosim apo t’i futim në funksion Kornizën e treguesve të të drejtave të njeriut në nivel vendi, është dokument kyç dhe i rëndësishëm që ka me i ndihmua institucionet e Kosovës në gjithë nivelin për të grumbulluar të dhënat dhe për të mbikëqyrëse dhe për të parë më saktë përmbushjen e detyrimeve për të drejtat e njeriut……Një progres që do të doja ta veçoj këtu që është specifikuar në këtë program të qeverisë për të drejtat e njeriut ka të bëjë me parandalimin e ngacmimeve seksuale në organet e administratës publike për vite ka qenë tabu, asnjë institucion në çfarë do niveli nuk ka marrë asnjë veprim ne në program kemi vendos këtë si qeveri e kemi miratuar një program se si duhet me adresua këtë“, tha ai.

Krahas të arriturave, Hajredini theksoi se nevojitet mobilizim institucional për zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut.

“Kërkohet edhe më shumë mobilizim institucional për marrjen e veprimeve të zbatimit të legjislacionit, sidomos pakoja e ligjeve për të drejtat e njeriut kërkon angazhim të të gjithë neve.. Një sfidë tjetër ka të bëjë me aspektin e buxhetimit, sidomos në nivelin lokal është po themi se është si sfidë që përcillet dhe ne ndoshta si strukturë, si mekanizëm qeveritar që të mobilizojmë edhe komunat në planifikimet e tyre të bëjnë më hershëm kërkesat për buxhetim”, u shpreh Hajredini.

Në këtë takim të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile që merren me këtë aspekt./KP

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi babanë me sëpatë

​Haradinaj në Pentagon: Kosova gati për anëtarësim në NATO

​Haradinaj në Pentagon: Kosova gati për anëtarësim në NATO

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

A po bën Vjosa Osmani fushatë për një mandat të dytë si presidente?

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Apeli konfirmon vendimin e Themelores, lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Google sjell përsëri funksionin e rëndësishëm në Messages

Google sjell përsëri funksionin e rëndësishëm në Messages

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Të paktën 31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

​Haradinaj në Pentagon: Kosova gati për anëtarësim në NATO

​Haradinaj në Pentagon: Kosova gati për anëtarësim në NATO

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

A po bën Vjosa Osmani fushatë për një mandat të dytë si presidente?

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Apeli konfirmon vendimin e Themelores, lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën