TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

VV e akuzon PDK-në për ndërhyrje në Ndërmarrjen Publike Banesore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
VV e akuzon PDK-në për ndërhyrje në Ndërmarrjen Publike Banesore

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë në një konferencë për medie ka bërë të ditur se aksionarët e kësaj partie në ndërmarrje publike janë penguar që t’i vizitojnë objektet e kësaj dnërmarrjeje.

Shefi i asamblistëve të VV-së Gëzim Sveçla tha se ata janë penguar edhe fizikisht që të hyjnë në Ndërmarrjen Publike Banesore e në ndërmarrje të tjera nuk kanë gjetur as personat përgjegjës.

Kurse asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arianit Beqiri, i punësuar edhe si asistent në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka kërcënuar me përgjegjësi juridike ata që ia mohuan atij dhe dy të tjerëve hyrjen në objektin e Ndërmarrjes Publike Banesore të hënën.

Për këtë situatë, ai ka thënë sot se “s’ka diskutim” që dikush duhet të japë llogari.

Ai ka akuzuar Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për zaptim të objektit të NPB-së.

“Mbledhjen e kemi thirrur për ditën e djeshme, por dhjetë minuta para se të futemi në mbledhje, një email identik i dal nga zyret e LDK-së ka shkuar te të gjithë aksionarët e zgjedhur të datës 8 qershor. Nuhi Halimi, kryesues i Bordit të NPB-së, kandidat për asamble i PDK-së, dje bashkë me anëtarët e PSD-së të instaluar nga Dardan Molliqaj në NPB, na kanë ndaluar me forcë hyrjen në ndërtesë”, ka thënë ai.

“Po atë ditë, dje në mëngjes, drejtori për siguri në Komunën e Prishtinës i dërgon një letër Policisë së Kosovës me pretekstin se mund të ketë tentim të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në objektet e ndërmarrjeve publike”, ka vijuar Beqiri.

“Policia ka rënë në lajthitje nga Komuna e Prishtinës. Në vend që të asistonte kundër pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, ata asistuan në zaptimin e ndërmarrjes. Ndryshe PDK-ja nuk di. Ose janë hajna ose bandita, ose dyja këto bashkë”, ka akuzuar Beqiri, PDK-në.

Arianit Beqiri, është zgjedhur më 8 qershor njëri nga tre aksionarët e rinj komunalë të NPB-së. Por, të hënën atij dhe dy aksionarëve të tjerë të zgjedhur në Kuvendin Komunal nga opozita në Prishtinë, nuk u është lejuar hyrja në objekt./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

Nënshkruhet Memorandumi, KEK-u dhe Fushë Kosova nisin kapitull të ri bashkëpunimi

DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

DhTIK kërkon ndryshimin e Ligjit për Pronën Publike

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Funksione të fshehta të Google Maps – kurseni kohën, baterinë dhe internetin

Funksione të fshehta të Google Maps – kurseni kohën, baterinë dhe internetin

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria, zë i fortë për të drejtën e Kosovës

Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria, zë i fortë për të drejtën e Kosovës

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

​Oda e Inxhinierëve miratoi rezolutë për çmimet dhe kategorizimin e ndërtimeve

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për takimin e parë të Bordit të Paqes të Trump

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për takimin e parë të Bordit të Paqes të Trump

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën