Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votojë për kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.
Ky projektligj u vendos në votim, por në votim nuk morri pjesë opozita.
Nga 59 deputetë të pozitës që morën pjesë në këtë votim, 58 ishin për dhe një kundër, e as një abstenim.
Për këtë arsye Kuvendi ka pritur që mazhoranca t’i bëjë votat e duhura për ta kaluar këtë projektligj.