TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbrojtja e Thaçit: Pushteti ishte në duart e nivelit lokal

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mbrojtja e Thaçit: Pushteti ishte në duart e nivelit lokal

Në seancën e sotme që po mbahet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, avokati, Gregory Kehoe, ka nisur deklaratën hyrëse, e cila pritet të zgjas tri orë, raporton teve1.info

Avokati, Kehoe në nisje të gjykimit lidhi dokumente e komunikata për të dëshmuar se “kolaboracionistët ishin kërcënim ekzistencialë”.

Ai ka thënë se “përfaqësuesit e ZPS-së folën si kolaboracionistët shiheshin si rrezik ekzistencialë”.

Sipas tij, i vetmi rrezik ishte ushtria serbe bashkë me forcat paralimitare serbe.

Për akuzën, ku Thaçi akuzohet se ka drejtuar një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, ai paraqiti një shembull se si komandantët lokalët kishin ndryshuar komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, në kohen kur ish-presidenti ishte në Rambuje të Francës, që kishte shkuar për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se pa mendimin e Thaçit dhe Azem Sylës, derisa të dytë nuk kishin qenë në Kosovë, komandantët lokalë e kanë ndryshuar komandantin e përgjithshëm.

“Komandantët lokalë e ndryshuan komandantin e përgjithshëm, pa marrë mendim nga Thaçi e Azem Syla, që gjendeshin në Rambuje. Pushteti ishte në dorën e nivelit lokalë”, tha avokati.

“Z.Thaçi ishte përzgjedhur udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Nuk kishte kontroll atëherë mbi UÇK-në. Hashim Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve të zonave. Ata kishin aq pushtet sa shkarkuan komandantin Azem Syla, edhe Azem Syla ndodhej në Rambuje. Pa i marrë mendim Thaçit apo Azem Sylës, apo askujt tjetër, Azem Syla u shkarkua si komandant dhe u zëvendësua nga Sylejman Selimi. Kjo na çon kah struktura komanduese që paska pushtet efektiv, komandues dhe kontrollues në të gjitha qendrat e ndalimit që përshkroi ZPS-ja dje”, tha Keohe.

“Ky fakt mjafton se nuk ka pasur strukturë komanduese apo kontrolluese nga Hashim Thaçi. Ai nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në, dhe as pushtetin përfundimtar mbi UÇK-në. Rambujeja dëshmoi se Thaçi nuk mund të ndalonte apo kontrollonte krimet që kryheshin nëpër zona. Pushteti real iu takonte komandantëve të zonave. Dëgjuam katër orë dhe asnjëherë nuk u përmend fakti që komandanti u shkarkua nga komandantët e zonave përderisa ai ndodhej në Rambuje”. /teve1.info/

Tags: Gjykata SpecialeMbrojtja e Thaçitpushteti
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se s’ka vija të kuqe për asnjërën parti

Shfuqizimi i 13 ligjeve, PDK: Vendimi i Kushtetueses dëshmon shkelje serioze të procedurave nga shumica qeverisëse

Zeqiri: Opozita s’po arrin të tërheqë votuesit e rinj, LVV ka mobilizuar elektoratin dhe diasporën

Zeqiri: Opozita s’po arrin të tërheqë votuesit e rinj, LVV ka mobilizuar elektoratin dhe diasporën

Jashari takohet me Bottcher, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë dhe zhvillimin e FSK-së

Jashari takohet me Bottcher, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë dhe zhvillimin e FSK-së

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Pas reshjeve, uji i pijshëm i pasigurt në disa zona të Kosovës

Kushtetuesja shfuqizon edhe Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kushtetuesja shfuqizon edhe Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Ditari: 09.01.2026

Ditari: 09.01.2026

FBK-ja dënon rastin e dhunës ndaj Dardan Berishës, paralajmëron masa për Bashkimin

KB Bashkimi del me reagimin e dytë gjatë ditës, thotë se u dënua me para dhe tri ndeshje pa tifozë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën