TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krerët e shtetit bëjnë homazhe te Zahir Pajaziti: Do ta kemi udhërrëfyes sakrificën mbi të cilën u ndërtua shteti ynë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se do ta ketë udhërrëfyes dhe shembull sakrificën dhe gjakun mbi të cili u ndërtua shteti i Kosovës. Osmani këto deklarime i bëri gjatë homazheve para shtatores së Zahir Pajazitit, në 26 vjetorin e rënies së tij, raporton teve1.info

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krerët e shtetit bëjnë homazhe te Zahir Pajaziti: Do ta kemi udhërrëfyes sakrificën mbi të cilën u ndërtua shteti ynë

Presidentja Osmani tha se Zahir Pajaziti ishte lajmëtar i lirisë së Kosovës.

“Në këtë 26 vjetor të rënies së heronjve tanë i përkujtojmë si lajmëtar të lirisë, për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahiri me shokë për të gjithë ushtarët e UÇK-së, për të gjithë ata që luftonin së bashku me Zahirin duke iu dhënë frymëzim më të madh por edhe ata që luftonin pas rënies së Zahirit.

Kjo ditë është ditë e shënuar e Republikës e cila u ndërtua mbi themelet e forta për shkak se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Përkujtimi për ta, respekti për ta do të mbes i përjashtëm por edhe puna jonë e shtetit që u ndërtua me sakrificë, me gjak do ta ketë udhërrëfyes pikërisht këtë shembull që u dha 26 vjet më parë”, tha Osmani.

Homazhe bëri edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se duke i kujtuar dëshmorët si Zahir Pajaziti, kujtohet sa i madh ishte çmimi i lirisë.

“Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare por njëkohësisht ishin edhe pararendës të luftës çlirimtare të Kosovës meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta. Duke kujtuar dhe përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky përkujtim si nga institucionet e ashtu edhe nga qytetarët tanë”, tha Kurti.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se sakrifica e të gjithë heronjve duhet të jetë udhërrëfyes për ta bërë Kosovën ashtu siç ata dëshiruan.

“Është e rëndësishme që të kujtohet sakrifica e tre heronjve që po kujtojmë sot, të gjithë ushtarët trima të UÇK-së dhe të gjithë ata që rezistuan në çfarë do mënyre deri në lirimin e Kosovës. Është e rëndësishme që kjo sakrificë të jetë udhërrëfyesi ynë në punët që kemi çdo ditë”, tha ajo.

Bashkë me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ishin edhe deputetë të tjerë të cilët vendosen lule të freskëta te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Me Zahir Pajazitin, 26 vjet më parë, kishte rënë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në luftë kundër okupuesit serb në Pestovë të Vushtrrisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën