TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KMDLNj kërkon vizitë për policët e kidnapuar në Serbi, bënë thirrje të mos bëhen deklarata politike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ende s’ka informacion për policët e arrestuar në Serbi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të Gjenevës që t’i vizitojnë tre policët e kidnapuar një javë më parë nga Serbia, raporton teve1.info

Përmes një reagimi publik, KMDLNj po ashtu u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që mos të bëjnë deklarata për gjendjen e policëve të kidnapuar, sipas KMDLNj-së, politike dhe pa e ditur gjendjen e tyre.

“Është joserioze nga një politikan që të deklarojë se ndaj policëve kosovarë është përdorur dhunë në kohën kur nuk e kanë asnjë informatë të vetme. Vetëm sa shqetësojnë familjarët dhe opinionin duke shpërndarë informata të pavërtetuara. Apo se policët e rrëmbyer janë të burgosur politikë kur nuk kanë as aktakuzë të ngritur apo vendim të gjykatës të formës së prerë. Ky është keqpërdorim flagrant i postit, për qëllime politike”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Po ashtu, KMDLNj ka ftuar opozitën në Kosovë që të mos e akuzoj Qeverinë për fatin e policëve të rrëmbyer.

“Opozita nuk ka të drejtë të akuzojë qeverinë për fatin e policëve të rrëmbyer për faktin se edhe nëse ata do të ishin në pushtet nuk do të bënin asgjë më shumë. Institucionet e Kosovës janë krejtësisht të pafuqishme të bëjnë diç më shumë përjashtuar këtu sigurimin e mbrojtjes ligjore duke paguar mbrojtjen e tyre sikur edhe shpenzimet për familjarë nëse ata kanë nevojë për shpenzime që ndërlidhen me rastin”, thuhet në reagim.

KMDLNj është shprehur se shpreson që policët do të lirohen shpejt, derisa ka porositur institucionet e Kosovës që nga, siç e ka quajtur KMDLNj, pësim, të mësoj për të ardhmen.

“KMDLNj –ë shpreson se policët e rrëmbyer do të lirohen shpejtë, se ata janë mirë me shëndet dhe se ndërkombëtarët e kanë në duar dinamikën e lirimit të tyre për faktin se kanë kërkuar lirim të pakushtëzuar.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i Gjenevës ka mandat t’i vizitojë rastet me ndjeshmëri të lartë dhe, në bazë të vlerësimit të tyre edhe mund t’i vizitojnë policët e rrëmbyer. Se a do të ketë kohë ta bëjnë këtë mbetet të shihet shkaku se KMDLNj –ë mendon se policët do të lirohen në ndërkohë.

KMDLNj –ë uron që kjo çështje të përfundojë sa më parë dhe se Policia e Kosovës, nga ky pësim (e nuk është pësimi i parë) do të nxjerrë mësime për të ardhmën në mënyrë që të sigurojë një mbrojtje efektive për policët që kontrollojnë kufirin me Serbinë”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i “AlbKings”, Prokuroria: Ata që janë dënuar me gjobë nuk kanë pasur rol vendimtar në grup

Aktakuzë ndaj tetë personave për ryshfet, keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

Mustafa, PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës, Qeveria i ka braktisur qytetarët

Mustafa, PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës, Qeveria i ka braktisur qytetarët

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme, paralajmërohen masa për mosdeklarim

“Po negocioni me veten?”- Zyrtari iranian ironizon me pretendimet e SHBA-së për bisedime

“Po negocioni me veten?”- Zyrtari iranian ironizon me pretendimet e SHBA-së për bisedime

Agim Ademi flet për duelin me Sllovakinë: Duhet të japim 120 për qind nga vetja”

Agim Ademi flet për duelin me Sllovakinë: Duhet të japim 120 për qind nga vetja”

SHBA propozon plan 15-pikësh për Iranin, thonë zyrtarë pakistanezë

SHBA propozon plan 15-pikësh për Iranin, thonë zyrtarë pakistanezë

ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme, paralajmërohen masa për mosdeklarim

ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme, paralajmërohen masa për mosdeklarim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën