TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj i përgjigjet ministrit Aliu: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo të ikni ju nga pushteti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Kurti më shpesh e takon Vuçiqin sesa Glaukun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka përgjigjur ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili një ditë më parë në emisionin “Këndi i Debatit” në Teve1, deklaroi se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka një porosi Qeverinë e re, e cila sipas tij përveç që nuk hapi projekte të reja, i bllokoi edhe ato ekzistuese.

“E unë e kam një porosi për ta. Po, autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo ju të ikni nga pushteti. Shpresoj shumë shpejt!”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj tha s ky projekt i filluar nga ai ka mbetur në gjysmë për shkak të ndërprerjes së mandatit në gjysmë, por shtoi se do të realizohet.

“Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo të ikni ju nga pushteti.

Kur ishte vendosur të merrte udhë projekti i autostradës së Dukagjinit si një investim strategjik, meqenëse do ta lidhte pothuaj një të tretën e territorit të Kosovës me pjesën tjetër, pati filluar një fushatë e egër e Vetëvendosjes kundër meje, me arsyetimin se nuk duhej të shpenzoheshin paratë në asfalt.

Autostrada e Dukagjinit nuk u ndërtua sepse Qeveria që udhëhiqja unë ishte ndërprerë në mes, kurse qeveria e Vetëvendosjes, jo vetëm që nuk hapi projekte të reja infrastrukturore, por i bllokoi edhe ato ekzistuese.

Sot kanë mbetur keq e për faqe të zezë, jo vetëm rruga për Mitrovicë, për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, por edhe projektet tjera infrastrukturore, duke i zbritur investimet kapitale në kuota qesharake.

Sikur kjo të bëhej me qëllim të rritjes së mirëqenies së popullit, në këto dy vjet të një krize globale ekonomike, edhe do ta kishte një derë, por për fat të keq nuk ka ndodhur as kjo”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së, e ka akuzuar qeverisjen aktuale edhe për mungesën e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, pagat e pensionet e ulëta, rritjen e tatimit në pronë, rritjen e çmimit të energjisë e artikuj tjerë jetësor.

“Sot, Kosova e ka mesataren e pagave më të ulët në rajon, pensionet më të ulta, paga minimale më e ulta në kontinent, ndërkohë që tatimi në pronë është rritur dy e trefish, energjia është rritur të paktën dy herë e të mos flasim për rritjen e çmimeve të artikujve elementarë, apo të inflacionit i cili ka qenë më i larti në këto 20 vjet.

Sikur të mos u mjaftonte kjo, qeveritarët e rinj u janë turrur edhe mjeteve vetanake të komunave dhe donë me i marrë edhe ato! Ose kanë fytyrë e deklarojnë se do të ketë harrnime e zgjerime dhe prapë lidhen të Autostrada e Dukagjinit dhe thonë se ajo nuk do të ndërtohet”, ka shkruar Haradinaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Gaxherri kërkon dorëheqjen e Shiroka-Pulës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Xhaka, lojtari më i mirë me numrin 34 në fanellë

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Komandanti i FSK-së priti në takim zyrtarin e NATO-s për mjekësinë ushtarake

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Inzaghi largohet nga Al Hilali

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Trump thotë se lufta në Iran është “efektivisht e përfunduar”

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Autoritetet hungareze arrestojnë vëllain e Viktor Orban për dyshime për trafikim qeniesh njerëzore

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Përfundon greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore të Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën