TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bllokimi i dialogut

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
DASH i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialog

Qëndrimet e kundërta të palëve kanë bërë që diskutimet e djeshme në Bruksel të përfundojnë pa ndonjë rezultat. Por, njohësit e çështjeve politike thonë se Kosova duhet të përmbush zotimet për asociacionin, ndërsa ka mendime po ashtu që për suksesin në dialog BE-ja duhet të jetë më neutrale ndaj palëve.

Diskutimet në kuadër të dialogut, nuk sjellën ndonjë dakordim se si do të vazhdohet tutje me rrugën e implementimit të marrëveshjes. Kosova po kërkon njohjen de-fakto nga Serbia, për të nisur më pas zbatimin e obligimeve që ndërlidhen me asociacionin, përderisa Serbia, në formë kushtëzimi, insiston që pala kosovare të formojë menjëherë asociacionin, para se të kalohet në pikat tjera të marrëveshjes. Në këtë mes, Bashkimi Evropian kërkon që palët t’i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë paralele.

Këto qëndrime të palëve, sipas analistëve të çështjeve politike e bëjnë të paqartë rrugën drejt dialogut.

“Nuk shoh të ardhme të dialogut me këtë ngërç aktual që është mes dyja palëve … aktualisht jemi në një ngërç i cili, siç e thash edhe dje është duke e mbajtur Kosovën të bllokuar ndërkombëtarisht dhe ne nëse në marrëveshjen e Ohrit i kemi thënë po asociacionit të komunave me shumicë serbe, ne së paku duhet të fillojmë ta bëjmë hapin e parë, pra ta fillojmë hartimin”, tha njohësi i çështjeve politike, Agron Hoti.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike Taulant Kryeziu thotë se për të ecur tutje në dialog, BE duhet të jetë më neutrale në ndërmjetësimin e bisedimeve.

“Nuk mund të ketë kushtëzim të marrëveshjes së Ohrit në pikat të cilat janë në favor të Kosovës që kanë të bëjnë me njohjen de-fakto dhe të vendosen parakushti tek asociacioni. Prandaj propozimi që ka bërë kryeministri Kurti dhe segmentimi i hapave më është dukur i drejtë dhe në këtë rast unë mendoj që edhe ndërmjetësi duhet të qëndroi në rolin e vet neutral dhe nuk mund të bëjë kërkesa e Serbisë kërkesa për palët”, deklaroi njohësi çështjeve politike, Taulant Kryeziu.

Bashkimi Evropian në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet që ditët në vijim të diskutojnë për rrugën se si do të shkoj tutje dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

“Dardanët” nisën përgatitjet për përballjen me Irlandën

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë dhe videot e përdoruesve pa pëlqim

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein me dronë, mbrojtja ajrore neutralizon sulmet

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për kokainë në Prishtinë, sekuestrohen Porsche, Rolex, drogë dhe 300 mijë euro

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Strategjia për ish-krerët e UÇK-së në fazën vendimtare, partitë zbulojnë çfarë po përgatitet në heshtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën