Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot NP “Termokos”, me ç’rast ka ofruar mbështetje për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.
Abdixhiku gjatë kësaj vizite u shpreh i kënaqur me progresin që ka shënuar kjo ndërmarrje kohëve të fundit.
Teksa thuhet se Abdixhiku është interesuar edhe për kushtet e punës për të gjithë të punësuarit.
“Kryetari Abdixhiku është shprehur tejet i kënaqur me progresin e madh, që ka shënuar ndërmarrja kohëve të fundit. Ai ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje për modernizimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjes dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë. Më pas vizituan Departamentin e prodhimit, ku kanë parë për së afërmi gjithë procesin e pranimit të energjisë termike si rrjedhojë e sistemit modern të kogjenerimit, shpërndarjen e ngrohjes tek konsumatorët e ndërmarrjes dhe monitorimin e këtij procesi nga distanca.Duke shprehur kënaqësinë e tij, për zhvillimin dhe modernizimin e ndërmarrjes, gjatë një bashkëbisedimi të afërt me punëtorët e ndërmarrjes, z. Abdixhiku është interesuar edhe për kushtet e punës për gjithë të punësuarit”, thuhet në njoftim.
I pari i LDK-së u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A., Fisnik Osmani me aksionaren e ndërmarrjes, Jeta Rafuna dhe kryesuesin e Bordit të Drejtorëve, Visar Vokrri.
“Kryeshefi Osmani pasi ka falenderuar Abdixhikun për vizitën, e ka njoftuar atë me ecurinë e furnizimit me ngrohje për rreth 19 mijë konsumatorë, me projektet kapitale, që janë në proces realizimi si dhe projektet, që NP “Termokos” një nga ndërmarrjet më të suksesshme në vend, së shpejti, do të fillojë së realizuari, siç janë: “Solar4 Kosovo”, projekti për dyfishimin e kapaciteteve etj.”, thuhet tutje./teve1.info./