Për herë të fundit u sollën në gjykatore.
Zoran Kostiq dhe Dragan Milloviq, të mërkurën do ta dëgjojnë aktgjykimin final nga trupi gjykues.
Të dy këta, po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për krime lufte në qytetin e Vushtrrisë.
Për të bëmat e tyre në këtë qytet nw majin e vitit 1999, Gjykata Themelore në Prishtinë, i shpalli fajtor dhe i dënoi me 22 vjet burgim.
Pasi mori vesh se 15 vitet e ardhshme do t’i kalojë në burg, ky ishte reagimi i Zoran Kostiq.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Kostiq ishte i vendosur në shtëpinë e Shaip Zenelit, ku nga aty merrnin urdhra.
Po ashtu, u provua se Kostiq, mori pjesë edhe në vrasjen e djegiën e trupave të pjesëtarëve të familjes Ujkani në fshatin Reznik të Vushtrrisë.
Ndërsa, për të akuzuarin Miloviq, prokurorja në fjalën përfundimtare kishte thënë se njihej me nofkën “Musa” dhe se ishte i uniformuar.
Kurse ishte parë tek varrezat e Vushtrrisë gjatë kohës së luftës, ku ishin grumbulluar një numër i madh i popullatës civile, të cilët ishin ndarë – me qëllim që të identifikoheshin personat, sipas tyre, të rrezikshëm dhe përkrahës të UÇK-së.



