TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala: Edhe U.D i detyrës së drejtorit të KEK-ut i dyshuar për vepra penale në dëm të ndërmarrjes

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shala: Edhe U.D i detyrës së drejtorit të KEK-ut i dyshuar për vepra penale në dëm të ndërmarrjes

Ka nisur debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala fillimisht tha se është e papranueshme vonesa e Bordit të Drejtorëve për ta pezulluar nga detyra Nagip Krasniqin.

“Ne deputetët propozues të këtij debati e konsiderojmë të papranueshëm faktin që Bordi i Drejtorëve si organi më i lartë drejtues i ndërmarrjes ka reaguar me vonesë në pezullimin e zotit Krasniqi i cili tashmë është i arrestuar. Rrjedhimisht çfarëdo mosveprimi dhe mosdistancimi nga z.Krasniqi, bordi i drejtorëve dhe Qeveria janë po aq përgjegjës për një rast të tillë për të cilën drejtori i KEK-ut është arrestuar për shkak të dyshimit që ka kryer veprat ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, ‘ushtrim ndikimi’ dhe ‘konflikt interesi’”, ka thënë Ferati.

Madje sipas tij edhe U.D i caktuar dje, Përparim Kabashi, është i dyshuar për vepra penale në dëm të KEK-ut.

“Po ashtu Bordi i Drejtorëve dhe Qeveria dje bën shkeljen e radhës duke e emëruar ushtrues detyre të drejtorit të KEK-ut, Përparim Kabashin, i cili gjithashtu rezulton të jetë i dyshuar për vepra penale në dëm të ndërmarrjes KEK”, tha Ferati.

Ai shtoi se kjo parti qysh më herët kishte ngritur shqetësime për zhvillimet në KEK dhe lidhjet sipas tij të grupeve të interesit që operojnë në sektorin energjetik, me kryeministrin Kurti.

“Jemi të gatshëm të debatojmë dhe për të propozuar masa konkrete në funksion të evitimit të pasojave të pariparueshme ndaj interesit shtetëror dhe atij publik…Ne sot jemi të shtyrë të debatojmë për një temë si pasojë e aferave tash të njohura dhe të faktuara publikisht si afera korruptive në KEK…Që në fillim kemi ngritur shqetësimet tona serioze për politikat që po ndjek kjo Qeveri në raport me sektorin energjetik, kemi ngritur shqetësimet për politikat që ka ndjekur ndaj resurseve minerare të thëngjillit, kemi ngritur shqetësimet për tregtinë me energjinë, për rrjetet dhe grupet e interesit që operojnë brenda dhe jashtë vendit në sektorin energjetik, lidhjet me VV-në dhe direkt me kryeministrin Kurti”, tha Shala.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Ndahet Çmimi për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2025

Ndahet Çmimi për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2025

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën