Rreth 18 mijë lopë janë vrarë si pasojë e një shpërthim në një fermë bulmeti në Texas, që ndodhi në fillim të kësaj jave.
Sipas autoriteteve lokale si pasojë e shpërthimit ka mbetur i lënduar rëndë edhe një person.
Autoritetet besojnë se shpërthimi ka ndodhur pasi që makineritë në objekt mund të kenë ndezur gaz metan.
Fotot e postuara nga policia lokale tregojnë një re të madhe tymi të zi që ngrihet nga toka.
Ndërsa shifra e saktë e lopëve që u vranë nga zjarri dhe tymi mbetet ende e panjohur, një zëdhënëse e policisë lokale ka thënë se bëhet fjalë për rreth 18 mijë krerë lopë.
Sipas të dhënave gati tre milionë kafshë ferme ngordhën nga zjarret në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmjet viteve 2018 dhe 2021./ BBC