Kuvendi i Kosovës, me 63 vota për, i ka emëruar tre anëtarë vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim, raporton teve1.info
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për anëtarët e rinj: Mirlinda Batalli, Avni Berisha dhe Jetmir Haxhibeqiri, 63 deputetë votuan për, vota me të cilat anëtarët e siguruan një mandat në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
“18. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim”.
Kuvendi po vazhdon me pikat tjera të rendit të Ditës, ku parashihet edhe propozimi për përzgjedhjen e një kandidati gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.