TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Politikani serb: Zgjedhjet në Beograd janë të manipuluara

nga Shpat Blakcori
25 Dhjetor, 2023
0
A A
Politikani serb: Zgjedhjet në Beograd janë të manipuluara

Politikani dhe avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vlerëson se qytetarët serb në Beograd e kanë një luftë të vështirë përpara për shkak se po ballafaqohen sipas tij me një regjim diktatorial. Ai konsideron se zgjedhjet në Beograd ishin të manipuluara nga partia në pushtet.

Mijëra qytetarë serbë, nuk po pajtohen me rezultatet e zgjedhjeve në Beograd, ku fituese doli partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiqit.

Me dhjetëra organizata ndërkombëtare që i vëzhguan nga afër zgjedhjet në Serbi, vlerësuan se kishte shumë parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Për këtë arsye partitë opozitare dhe qytetarët serbë po kërkojnë të ripërsëriten zgjedhjet së paku Beograd.

Politikani dhe avokati serb, Çedomir Stojkoviq, thotë se zgjedhjet në kryeqytetin e Serbisë kanë qenë të manipuluara.

“Në Beograd ka pasur shumë manipulime gjatë procesit zgjedhor. Regjimi në Beograd në bashkëpunim me regjimin në Banja Luka, me konkretisht me regjimin e Milorad Dodik kanë importuar vota nga Bosnja Hercegovina në Beograd. Me mijëra qytetarë kanë ardhur nga Bosnja në Beograd dhe kanë votuar për partinë e Aleksandar Vuçiqit. Pra a mund ta kuptoni se këtu kanë votuar njerëz që nuk kanë jetuar asnjë ditë në Beograd, ata tani po e përcaktojnë fatin e qytetarëve të vërtetë të Beogradit. Do të ishte shumë e rëndësishme për demokracinë e vendit që partia në pushtet ta humbte Beogradin”, ka deklaruar politikani serb, Çedomir Stojkoviq.

Stojkoviq ka kritikuar pushtetin që po përdorë dhunë ndaj qytetarëve serbë. Ai vlerëson se regjimi në Serbi është diktatorial dhe se lufta e qytetarëve serbë për drejtësi nuk do të jetë e lehtë.

“Protestat e qyfterëve serbë janë të shumë të drejta sepse ata po e mbrojnë votën e tyre. Ju e patë çfarë reagimi bëri dje në mbrëmje partia në pushtet duke dhënë urdhër që më mijëra polic të dalin në rrugë për t’i ndalur qytetarët. Aleksandar Vuçiq po i portretizon ata si kriminelë që kanë për synim shkatërrimin e institucioneve të vendit, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Këto mesazhe Vuçiq po i përcjellë përmes medieve të shumta që ai i kontrollon në Serbi. E vërteta është se qytetarët e Beogradit po kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe se ata të vendosin për qytetin e tyre. Lufta e qytetarëve nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse kemi të bëjmë një regjim diktatorial që përdor dhunë ndaj qytetarëve”, është shprehur Çedomir Stojkoviq.

Stojkoviq, ka treguar edhe arsyet se pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e qoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka për qëllim t’i shmang obligimet që ka marrë përsipër në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përveç kësaj Vuçiq ka qenë nën presion të madh pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska, prandaj edhe e morri vendimin për zgjedhje të parakohshme. Tani imagjinoni, ai është bërë edhe më i fuqishëm pas këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Stojkoviq.

Liderët shtetërorë serbë kanë mohuar se ka pasur manipulim të votave. Presidenti Aleksandar Vuçiq tha të dielën se këto pretendime ishin gënjeshtra të hapura të nga opozita politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X