TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

21 vjet burgim për nipin që vrau axhën e tij në Kijevë të Malishevës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Arrestohet një grua, dyshohet për trafikim të njerëzve në Prishtinë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit, B.B, pasi akuzohet se më 28 prill të vitit të kaluar, e kishte vrarë axhën e tij në Kijevë të Malishevës.

Atij i është shqiptuar dënim prej 21 vjetësh për dy vepra penale, “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, kudhe do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 28 prill 2023 e tutje.

“Pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore ku janë dëgjuar të dëmtuarit – dëshmitarët dhe eksperti i psikiatrisë forenzike, si dhe administrimin e provave materiale, kryetari i trupit gjykues Drilon Haraçia, të akuzuarin B.B., e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej njëzet e një (21) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 28 prill 2023 e tutje.”

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri B.B., “me datë 28.04.2023, rreth orës 09:45 minuta në fshatin Kijevë, Komuna Malishevë, me dashje ka privuar nga jeta axhën e tij S.B., ashtu që ditën kritike me të vërejtur viktimën se me punëtorin B., po e rrokullisë arkën e betonit të marr nga pjesa e lartë e oborrit në rrugicën e përbashkët të shtëpive, ka dal nga shtëpia dhe me ton të lartë i thotë ‘Ku po e qon gypin, nuk guxon ta marrësh’, viktima i thotë ‘e marr se është e imja, se po më vyen me e dërguar te bunari’ si dhe shkak të motiveve të ulëta për shkak të dyshimeve që i pandehuri kishte se viktima ka pasur raport intim me gruan e tij, atëherë i pandehuri i mllefosur shkon në shtëpinë e tij merr pistoletën gjysmë automatike e tipit ‘Crvena Zastava’, modelit M88A të kalibrit 9×19 m dhe me të ofruar tek viktima në distancë prej 3-4 metra gjuan drejt në trup të ndjerit S.B., ku viktima mundohet të ik me tej por i pandehuri gjuan prapë në drejtim të tij gjatë lëvizjes në distancë 3-4 metra, ku janë sharë mes vete, me atë rast viktima nga plagët e marra thotë ‘o me vrajti, o me vrajti’, mbështetet për rrethojat e rrugicës pastaj të pandehurit i bllokohet pistoleta dhe viktima ik edhe për 3-4 metra më  tej, mirëpo i pandehuri e ndjekë prapë dhe nga prapa duke gjuajtur sërish në fund e gjuan edhe tri herë në kokë dhe viktima rrëzohet tek oborri i shtëpisë së tij duke mos lëvizur më nga vendi, ku vdekja e të ndjerit është konstatuar nga raporti i autopsisë nga ekspertit mjeko ligjor, i cili ka konstatuar se shkaku i vdekjes së viktimës S.B., ka ardhur si rezultat i gjakderdhjes së brendshme në regjionin e kokës dhe kraharorit nga veprimi dinamik i predhave të hedhura nga arma e zjarrit”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./teve1.info/

 

Tags: burgimMalisheveVrasje e rende
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 €, benzina 1.44 €

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën