TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

I pari i ministrisë së mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar në Tëvë1 se 20 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u përgatitur për shkuarjen në Gaza, por sipas tij pengesë është jofunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
0 0
A A

Janë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E njëzetë prej tyre, po përgatitën për një mision të veçantë.

Behët fjalë për misionin ndërkombëtar në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

E detaje për këtë mision, dha të hënën mbrëma ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në  Tëvë1.

Ky i fundit, tregoi se në cilën fushë do të përqendrohen ushtarakët kosovarë.

“Do të jenë ushtarake të fushave të ndryshme, deminimi do të jetë më shumë që është një specialitet tashmë i FSK-së, do të kemi oficerë dhe nënoficerë nga operacionet speciale, por gjithashtu do të kemi oficerë planifikues që do të jenë të atashuar në komandën e forcës stabilizuese, por do të kemi edhe ekipe mjekësore të cilat do të jenë pjesë e këtij kontingjenti të FSK-së”, ka thënë Maqedonci.

Në emisionin “Infonata” në Tëvë1, Maqedonci zbuloi pengesën kryesore për këtë mision.

“Mungesa e funksionalitetit të Kuvendit të Kosovës, përveç shumë pengesave që i bënë zhvillimit të përgjithshëm është duke u bërë pengesë për mos-dërgimin e FSK-së në Gaza. Ende jemi në fazën e përgatitjeve, mirëpo është procedurë, por na duhet vendimi në Qeveri, ky vendim pastaj kalon në Kuvend, pastaj me shumicë votash Kuvendi e mandaton FSK-në për të marrë pjesë në Gaza dhe në fund përcillet tek presidenti/presidentja për aprovim”, ka thënë tutje Maqedonci.

I pari i ministrisë së Mbrojtjes ka folur edhe për stërvitjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.

“Besoj se është një tentativë për presion dhe demonstrim force. Në mungesë të veprimit brenda territorit të Kosovës përmes elementeve paramilitare, kemi një shpërfaqje të jashtme përmes ushtrimeve ushtarake. Çdo aktivitet i tillë pranë kufirit shihet si kërcënim, sidomos në një kohë të ndjeshme për sigurinë globale dhe me retorikë të vazhdueshme nga Beogradi ndaj Kosovës”, theksoj Maqedonci.

Maqedonci në Tëvë1, zbuloi se kur do të fillojë prodhimi i municioneve ushtarake në Kosovë.

“Ne tashmë kemi marrë hapa fillestar në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Në fund të këtij viti, në dhjetor, do të kemi prodhimin e municioneve të para të prodhuara ndonjëherë në Kosovë – 7.62 dhe 5.56 mm. Kjo lidhet me fabrikën e municionit, ku kemi një plan zhvillimi dhe zotim nga pala turke, nga fabrika shtetërore e prodhimit të municionit në Turqi, që të realizojmë prodhimin e parë në dhjetor”, përfundoj Maqedonci.

Ai përmendi edhe punën e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës gjatë këtij viti.

Sipas tij, puna më e madhe është bërë në ndjekje të spiunazhit serb në Kosovë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Planifikim e pjesëmarrje në vrasjen e dyfishtë – Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarit që po kërkohej nga Danimarka

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Kurti takohet me komisionerin e OSBE-së për minoritete, thekson përgjegjësinë e serbëve lokalë për shfrytëzimin e të drejtave

Kurti takohet me komisionerin e OSBE-së për minoritete, thekson përgjegjësinë e serbëve lokalë për shfrytëzimin e të drejtave

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Planifikim e pjesëmarrje në vrasjen e dyfishtë – Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarit që po kërkohej nga Danimarka

Pjesë e grupit të trafikantëve të drogës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Pjesë e grupit të trafikantëve të drogës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën