TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

2 vjet nga vdekja e Liridona Ademaj – Pritet dënimi i shkallës së parë në janar të vitit 2026

Dy vite pas ngjarjes ku humbi jetën Liridona Ademaj, rasti vazhdon të mbetet në procedura gjyqësore. E sot në përvjetorin e dytë, familja e saj ripërsërisin thirrjen për drejtësi. Avokati i familjes thotë që nga fillimi i vitit të ardhshëm, pritet të ketë një dënim të shkallës së parë.

by Jona Kelmendi
4 muaj ago
0 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Kanë kaluar dy vite që nga mbrëmja kur emri i Liridona Ademajt u bë lajm kryesor në gjithë vendin.

Ajo u gjet e vdekur në një rast që fillimisht u raportua për vrasje si pasojë e grabitjes, e më pas Prokuroria bëri të ditur se gjithçka ishte inskenim i Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës.

E në këtë ditë përkujtimi, vëllau i saj, Leonard Ademaj tregoi mallin që kanë për Liridonën.

Derisa ripërsëriti thirrjen për drejtësi.

“Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty motër. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar. Тё kujtojmë me mall e shumë dashuri”, ka shkruar vëllau i Liridonës.

E procesi gjyqësor ndaj saj ende është duke vazhduar.

Mirëpo si janë rrethanat e zbardhjes së rastit tregon për Tëvë1 avokati i familjes.

“Kjo vepër penale po shkon drejt zbardhjes së shpejtë me disa seanca te cilat kanë mbetë me disa prova videomateriale, më gjegjësisht do të laborohen nga Prokuroria dhe ne si palë e dëmtuar nuk jemi të njoftuar se cilat prova materiale do t’i propozojë mbrojtja. Sidoqoftë nga fillimi i vitit të ardhshëm do të kemi një dënim të shkallës së parë nëse shkon me këtë hov të cilin e ka pasur deri më tani si rast”, është shprehur Sylaj.

E avokati Ardian Bajraktari thotë që ky rast është trajtuar në mënyrën e duhur dhe me prioritet nga Gjykata.

“Procesi gjyqësor është kah fundi, mbi të gjitha është brenda gjithë parametrave dhe afateve të përcaktuara me afate dhe dispozita të kodit të procedurës penale, çka nënkupton që edhe Prokuroria, por edhe Gjykata e ka trajtu me prioritetin e duhur. Natyrisht vrasja e Liridona Ademaj ka qenë jashtëzakonisht e rëndë dhe po shpresoj që procesi gjyqësor me këtë ritëm do të arrijë të përfundojë në shkallë të parë”, ka thënë Bajraktari.

30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në Prishtinë, teksa bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshortin Naim Murseli po ktheheshin në shtëpi pasi kishin ngrënë darkë në një restorant.

Për vrasjen e saj po gjykohen Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtim Kokalla.

Murseli dhe Kokalla janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Plava nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën