TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

2 vite burgim ndaj zyrtarit të Ministrisë së Kulturës, mori ryshfet rreth 6 mijë euro

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
2 vite burgim ndaj zyrtarit të Ministrisë së Kulturës, mori ryshfet rreth 6 mijë euro

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gashi u shpall të martën nga gjykatësi Agim Kuçi.

Sipas aktgjykimit, në dënimin me burgim, të akuzuarit Gashi do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 11 janari 2022.

Gjithashtu, të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënim plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy viteve pas vuajtjes së dënimit me burg.

I akuzuari Gashi është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjykatësi Kuçi ka njoftuar se të akuzuarit me aktvendim të veçantë do t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Sipas gjykatësit Kuçi, pala e pakënaqur ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së aktgjykimit.

Ndryshe, i akuzuari Gashi e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 8 prill 2022.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 28 mars 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Leotrim Gashi akuzohej se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, nga 421 par.1 të KPRKS-së.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gashi në cilësinë e asistentit ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht në Departamentin e Rinisë, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, në vazhdimësi nga 12 dhjetor 2021 e deri më 11 janar 2022, ka kërkuar ryshfet nga dëshmitarja – e dëmtuara G.T.

Siç thuhet në aktakuzë, më 11 janar 2022, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, respektivisht ditën kur është kapur në flagrancë dhe është arrestuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar ryshfet në shumën prej 5 mijë e 850 euro nga e dëmtuara G.T.

Prokuroria pretendon se pasi që e dëmtuara kishte aplikuar dhe ishte përfituese e grantit në vlerë prej 12 mijë e 500 euro, sipas thirrjes nga MKRS për subvencionim me mjete financiare për biznese që do të krijoheshin “start –up me spin-off” dhe biznese fillestare “start up”, si dhe shoqja e saj E.A ishte përfituese e grantit prej 7 mijë e 44 euro, i akuzuari në mënyrë të vazhdueshme, nga e dëmtuara dhe shoqja e saj nga grantet, përkatësisht kishte kërkuar shumën prej 5 mijë e 850 euro, ku të njëjtën shumë e kishte marrë nga e dëmtuara në formë të ryshfetit në kohën dhe vendin e lartcekur. /Betimipërdrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person për rastin ku dyshohet se një i mitur u dhunua në Ferizaj

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dy të arrestuar në Drenas, njëri për dhunë në familje e tjetri për sulm ndaj policëve

Policia sekuestron armë dhe arreston një person në Skenderaj

Policia sekuestron armë dhe arreston një person në Skenderaj

Kontrata për blerjen e sistemeve artilerike, Maqedonci: Ushtria po kalon në një fazë tjetër zhvillimi

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës në Venezuelë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dy të arrestuar në Drenas, njëri për dhunë në familje e tjetri për sulm ndaj policëve

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

Policia sekuestron armë dhe arreston një person në Skenderaj

Policia sekuestron armë dhe arreston një person në Skenderaj

Kontrata për blerjen e sistemeve artilerike, Maqedonci: Ushtria po kalon në një fazë tjetër zhvillimi

Kontrata për blerjen e sistemeve artilerike, Maqedonci: Ushtria po kalon në një fazë tjetër zhvillimi

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

Sot nis fushata për zgjedhjet parlamentare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën