TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çfarë shfaqin imazhet e reja të NASA-s?

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shkëmbinjtë kozmikë" në Nebulozën Carina./Reuters

Shkëmbinjtë kozmikë" në Nebulozën Carina./Reuters

Imazhi i parë i teleskopit James Webb Space Telescope u publikua të hënën në Shtëpinë e Bardhë, ku u shfaqën një grumbull galaktikash të largëta, apo pamjen më të vjetër dhe më të hollësishme që njerëzimi ka parë.

Grumbuj galaktikash. Ky është imazhi i parë i skajit të universit, imazh i realizuar nga teleskopi James Webb.
Grumbuj galaktikash. Ky është imazhi i parë i skajit të universit, imazh i realizuar nga teleskopi James Webb.

“Çdo imazh është një zbulim i ri dhe çdo imazh do t’i japë njerëzimit një pamje që nuk e kemi parë më parë”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson, teksa tregoi se imazhet e reja tregojnë për “krijimin e yjeve dhe vrimat gllabëruese të zeza”.

Përdorimi i spektrit të dritës infra të kuqe nga teleskopi, bën të mundur që të shihet përmes pluhurit kozmik dhe “të shihet drita e largët në skajet e universit”, tha ai.

“Ne vërtetë kemi ndryshuar kuptimin e universit tonë”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Josef Aschbacher.

Agjencitë e hapësirës së Evropës dhe Kanadasë iu bashkuan NASA-s për të krijuar këtë teleskop të fuqishëm.

Shkëmbinjtë kozmikë" në Nebulozën Carina./Reuters
Shkëmbinjtë kozmikë” në Nebulozën Carina./Reuters

Çfarë shfaqin imazhet e reja të NASA-s?

– Nebuloza e Unazës Jugore, që shpesh quhet “shpërthimi i tetë”. Kjo nebulozë planetare gjendet rreth 2,500 vjet dritë larg dhe tregon një re gazi duke u zgjeruar dhe duke e rrethuar një yll që është duke vdekur. Një vit drite është 9.4 trilionë kilometra.

 Nebuloza e Unazës Jugore. Dy imazhe krahasuese të kësaj mjegullnaje planetare, ku në anën e majt sfhaqet me ngjyra më të theksuara, dhe në anën e djathtë me ngjyra më të zbehta.
Nebuloza e Unazës Jugore. Dy imazhe krahasuese të kësaj mjegullnaje planetare, ku në anën e majt sfhaqet me ngjyra më të theksuara, dhe në anën e djathtë me ngjyra më të zbehta.

– Pesë galaktika gjatë një vallëzimi kozmik, 290 milionë vjet dritë larg. Këto pesë galaktika, që njihen si Kuintet e Stefanit, për herë të parë janë parë 255 vjet më parë në yjësinë Pegasus.

Kuintet e Stefanit.
Kuintet e Stefanit.

Imazhet u shfaqën një nga një gjatë një ngjarjeje të organizuar në Qendrën Goddard të NASA-s.

Teleskopi James Webb Space Telescope u lëshua në hapësirë në dhjetorin e kaluar. Në janar, ai arriti distancën prej 1.6 milion kilometrash nga Toka./Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Instagram Plus, çfarë duhet të dini!

Instagram Plus, çfarë duhet të dini!

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën