Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident me një motoçikletë në fshatin Shtupeqë të Rugovës.
Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta.
Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për teve1.info se vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa personi i lënduar është dërguar në spital.
“Rreth orës 15:40 policia është njoftuar për një vetaksident me motoçikletë në fshatin Shtupeq në Rugovë. Në këtë automjet kanë qenë dy persona njëri është i lënduar tjetri ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Prokurori ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe njësit kompetente janë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi./Arbresh.info