TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla paralajmëron reciprocitet pasi iu ndalua hyrja në Serbi

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte ftuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar që sot të vizitonte Luginën e Preshevës. Kjo vizitë nuk u realizua pasi autoritetet serbe e refuzuan kërkesën. Sipas Sveçlës, kjo u bë pa asnjë shpjegim, derisa përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë, thanë se kjo qasje e Serbisë është tendencë për të shkëputur bashkëpunimin me Kosovën.

Planet për një vizitë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ia prishi shteti serb.

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclës, Serbia ia refuzoi kërkesën për t’i vizituar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Sipas Sveclës, më 29 dhjetor ka pranuar një ftesë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë, e vizita ishte paraparë të realizohet më 4 janar.

Pikërisht një ditë para kësaj date, kjo kërkesë u refuzua pa asnjë shpjegim.

“Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës. Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta. Për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë, ne do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve tona”, ka shkruar Sveçla.

E ai që e ftoi ministrin Sveçla, kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu tregon për qëllimin e ftesës..

Sipas Lutfiut, vizita do të shërbente për të parë nga afër gjendjen e shqiptarëve të Luginës.

Sipas agjendës ishte paraparë që ministri Svecla të takohet edhe me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi thotë se kjo qasje e Serbisë ndaj shqiptarëve nuk është për herë të parë.

“Dënojmë ashpër këtë qasje të vazhdueshme nga Qeveria në Beograd nga e cila vazhdon me getoizimin e Luginës së Preshevës! Bashkëpunimi ynë me Kosovën e Shqipërinë nuk duhet ta frikësoj askënd, përkundrazi duhet t’a mirëpres çdokush, sepse është gjëja më natyrale e çdo komuniteti me shtetet amë! Bashkëpunimi jonë me Kosovën e Shqipërinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të tentojë por do të dështojë”.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Bashkimin Evropian në lidhje më këtë refuzim të vizitës së ministrit Xhelal Sveçla, por nuk ka kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet nga Osmani

Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet nga Osmani

Vllasi parashikon rënie të VV-së nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme

Vllasi parashikon rënie të VV-së nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme

Vllasi: Nuk pres formimin e Qeverisë Kurti 3 pa koalicion

Vllasi: Nuk pres formimin e Qeverisë Kurti 3 pa koalicion

Osmani bisedon me emisaren britanike: Shpreha shqetësim të thellë për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet tona

Emisioni “Info Nata” 14.10.2025

Emisioni “Info Nata” 14.10.2025

Anglia kualifikohet në Botëror, për Shqipërinë tani mbetet vetëm rruga e play-offit

Anglia kualifikohet në Botëror, për Shqipërinë tani mbetet vetëm rruga e play-offit

Smajljaj: Votat e PDK-së përcaktojnë fituesin në balotazhin për Prishtinën

Smajljaj: Votat e PDK-së përcaktojnë fituesin në balotazhin për Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën