Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shfuqizuar vendimin e datës 13 korrik i cili ndalonte qarkullimin e automjeteve të transportit e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri Hysen Durmishi, i cili ka thënë se vendimi është shfuqizuar pas parashkrimit për ulje të temperaturave.
“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim. Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, ka shkruar Durimishi.
Vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë të rëndë ishe bërë për të ruajtur rrugët nga dëmtimi pas temperaturave të larta që kishin përfshirë vendin.